Panorama Sport (Albania)

Mbrojtës potentë, në Europë ngrenë “muret”

-

Klubet e mëdha në Europë kanë vendosur që këtë verë të bëjnë goditje në repartin e mbrojtjes, në mënyrë që të kenë sa më shumë garanci për sezonin që do të fillojë. Thuajse të gjitha skuadrat kanë ngritur disa “mure”, ku sulmuesit duhet të kenë shumë punë për t’i kaluar.

INTER- Me transferim­in e Diego Godinit nga Atletiko e Madridit, Antonio Konte ka në dispozicio­n për Interin një mbrojtje të frikshme. Uruguaiani është blerë për të qenë lideri i linjës, por aty do të gjejë dy lojtarë të tjerë si Milan Shkrinjar dhe Stefan De Vraj. Skuadrat italiane do të vuajnë shumë përballë tyre.

JUVENTUS- Një tjetër ekip që njihet për forcën e madhe në aspektin mbrojtës është Juventusi. Me transferim­in e bujshëm të De Ligtit, Sarri ka një tre mbrojtës potentë. Holandezi i bashkohet Xhorxho Kielinit dhe Leonardo Bonuçit. Dyshimi i vetëm është të kuptohet se cili do të jetë çifti titullar te “Zonja e Vjetër”, por kushdo të jetë nuk do të ketë probleme në këtë aspekt.

MAN. JUNAJTID- Një nga problemet më të mëdha të Mançester Junajtid në vitet e fundit ka qenë pikërisht mbrojtja. Duket se me blerjen e Herri Meguajër kjo gjë do të zgjidhet. Ai u bë mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë dhe tani duhet që të japë maksimumin në fushën e lojës për ta merituar çmimin. Meguajër do të jetë partneri i Lindelëfit në qendrën e mbrojtjes.

MAN. SITI- “Qytetarët” ende nuk kanë bërë shumë shpenzime në këtë merkato, por objektivi i Pep Guariolës është një mbrojtës qendre. Argjentina­si Otamendi mund të largohet dhe me largimin e Kompanisë, Pep sigurisht që është në kërkim të një qendërmbro­jtësi për të qenë partneri i Laport.

BARCELONA- Valverde është i qartë me të gjithë. Mbrojtësit e tij do të jenë Xherard Pike dhe Lengle. Trajneri nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë me Umtitin, por nëse francezi bën një sezon të mirë sigurisht që mund të rrëmbejë vendin e titullarit. Vermalen është larguar, ndërsa mbrojtësi tjetër në stol do të jetë Todibo.

REAL MADRID- Serxho Ramos dhe Rafael Varan duket se nuk kanë rivalë as në këtë sezon dhe për Zidanin janë liderët e mbrojtjes. Eder Militao duhet të presë, ndërsa Naço është alternativ­a tjetër. Hezus Vajeho u transferua te Uolves.

LIVERPUL- Blerja më e bujshme e Liverpulit në mbrojtje u bë në sezonin e kaluar dhe mbante emrin Van Dajk. Holandezi u shndërrua në një nga pikat më të forta të skuadrës së Klopit. Të kuqtë kanë transferua­r një mbrojtës holandez Van den Berg, por ai është i ri dhe i duhet punë për t’u përshtatur.

NAPOLI- Karlo Ançeloti u forcua në mbrojtje pasi drejtuesit paguan 36 milionë euro në drejtim të Romës për Kostas Manolas. Në këtë mënyrë, ai do të ketë partnerin ideal për Kalidu Kulibalinë.

BAJERN- “Bomba” e merkatos erdhi shumë shpejt kur Bajerni i Munihut transferoi Lukas Hernandezi­n. Mbrojtësi francez erdhi për të qenë titullari i Kovaçit dhe me shumë mundësi do të luajë në qendër me Zylen. E ardhmja e Boatengut është në ajër, ndërsa alternativ­a tjetër për qendrën është Pavar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania