Panorama Sport (Albania)

Goditja e madhe, Lukaku është i Interit

"Djajtë" e përcjellin sulmuesin me 400 mijë paund gjobë, sot priten vizitat në Milano

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ishte e gjatë, në mo mente të caktuara sh teruese, por në fund negociatat që do të sillnin Lukakun tek Interi u zhbllokuan, duke sjellë atë "po"-në e shumëpritu­r prej shumë javësh nga Mançester Junajtid. Romelu Lukaku do të jetë shumë shpejt një futbollist i Interit, pas bisedimeve intensive dhe pengesave pa fund, të cilat u formalizua­n dje në Londër me ofertën e fundit 65 milionë eurove plus 10 milionë bonuset, të cilat do të paguhen me dy këste. Në Angli japin shifra të tjera: 72 milionë sterlina në total (60+12 bonuset) që në total janë 80 milionë euro, duke iu afruar shifrës fillestare të kërkuar nga "djajtë", 83.5 milionë euro. Pas refuzimit fillestar të Junajtid, Interi u detyra të bëjë ofertën e tretë dhe klubi anglez tregoi disponuesh­mëri për të rinegociua­r. Dhe pas kontakteve frenetike pasditen e së mërkurës, palët shtrënguan duart me një akord verbal. Me futbollist­in është arritur prej kohësh marrëveshj­a për një kontratë 5-vjeçare, nga e cila ai do të fitojë rreth 9 milionë euro në sezon. 26-vjeçari luajti fort ditët e fundit, duke qëndruar në Bruksel dhe u stërvitur me Anderlehti­n derisa çështja e së ardhmes së tij të zgjidhej përfundimi­sht, ndërkohë që në fazën përgatitor­e të Junajtid nuk luajti asnjë minutë. Rebelimi i tij pritet t'i kushtojë edhe gjobën me rrogën e dy javëve në "Old Trafford", 400 mijë sterlina. DERBI ME JUVEN - Lukaku tek Interi është tashmë një "telenovelë" e mbyllur. Përfundon kështu me një fund të lumtur pas shumë serish intensive këto javët e fundit. Prej kohësh, Interi kishte zgjedhur sulmuesin belg dhe negocionte me Mançester Junajtid. Pastaj erdhi përfshirja surprizë e Juventusit në bisedime dhe u mendua se nxori jashtë loje Marotën dhe Auzilion. Paratiçi u ofroi shkëmbimin me Dibalën "djajve të kuq", një propozim, i cili u pranua me kënaqësi nga anglezët, por u refuzua nga argjentina­si dhe më pas askush nuk këmbënguli më, sepse "djajtë" u tërhoqën. Ky ishte momenti që zikaltrit u rikthyen në avantazh dhe këtë herë sulmi i tyre final ishte i suksesshëm. Lukaku shumë shpejt do të prezantohe­t si një futbollist i ri i Interit. Interesimi për të, i pakonkreti­zuar prej muajsh, la peng edhe të ardhmen e Ikardit. Mes fjalëve të Vandës dhe vullnetit të Lukakut për të pasur një përballje direkte me klubin, mes ofertave të Interit dhe futjes në moment

et e fundit të Juves, bisedimet që sollën transferim­in e belgut me ngjyrat zikaltër lundruan mes një deti të trazuar. Por nuk ishte një mister. Vetë belgu e kishte parashikua­r me frazën profetike "po, do të kem një verë të trazuar", të cilën e tha me krenari përpara telekamera­ve në fund të ndeshjes me Belgjikës së tij dhe Skocisë në qershor. Gjërat më pas u komplikuan, me kërkesat e larta financiare të Junajtid në raport me atë që ofronte Interi dhe me futjen e Juventusit që ishte gati të hidhte gjithçka në erë. Por tani është çështje orësh. Lojtari pritet për vizitat nga çasti në çast në Milano dhe pastaj do të jetë zyrtarisht një lojtar i Interit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania