Panorama Sport (Albania)

Nexhipi zbut Ramën, Kukësi i ofron 100 mijë euro

Nënkampion­ët besojnë se mesfushori në fundjavë do t'i bashkohet klubit në Mavrovë

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi është në fazë riorganizi­mi, e tra jneri Shpëtim Duro po punon për të formuar njëmbëdhje­tëshin titullar. Sakaq, tekniku Duro llogarit në ekip dhe Valdet Ramën. Anësori ka qenë sa larg aq dhe afër Kukësit, pasi në fillim mesfushori u rebelua, e burime të sigurta pranë tij thanë se futbollist­i është larguar nga Kukësi, e një shumë parash të padhëna në kohë ishin bërë shkak i largimit të tij. Më pas ishte presidenti Safet Gjici, i cili në një intervistë për gazetën më 29 korrik tha: "Valdeti është nën kontratë me Kukësin deri nga mesi i gushtit, por do të negociojmë me të dhe për një vit tjetër. Besoj do ta gjejmë zgjidhjen me të, sepse Kukësit ai i ka një borxh.

Ju e dini se Valdeti e kishte lënë futbollin, klubi i Kukësit i dha mundësinë të rikthehet dhe ndoshta dhe për një vit tjetër te Kukësi e merr veten mirë". E duket se Rama po ia kthen këtë borxh Kukësit, pasi ai ka refuzuar një ofertë tunduese nga Partizani, e ka zgjedhur Kukësin për të vijuar karrierën. GARA E SHIFRAVE -

Burime të sigurta të gazetës thanë se kryeqyteta­sit i kanë ofruar 12 mijë euro në muaj ish-yllit të Kombëtares, ndërsa gati në të njëjtën ofertë ka shkuar dhe Kukësi. Ka qenë drejtori Nexhipi, i cili ka zhvilluar takimin e dytë ditën martë në Berlin me lojtarin, e palët kanë diskutuar gjerë e gjatë. Duket se drejtori i verilindor­ëve ka arritur të bindë lojtarin, e njëkohësis­ht i ka prezantuar ofertën e dhënë nga presidenti Gjici. Rreth 100 mijë euro në sezon pritet të përfitojë lojtari së bashku me bonuset, por ai do të përfitojë një

shifër 20 mijë euro nëse Kukësi fiton kampionati­n, e 10 mijë nëse fiton Kupën, 10 mijë çdo kalim turi në Europë. Kreu i klubit verilindor ka shkurtuar goxha shpenzime në ekip për sezonin e ri, pasi ka larguar më shumë se 11 lojtarë, shumica dërmuese e tyre titullarë e të mirëpaguar, por kur vjen fjala për një futbollist si Rama, ai do të bëjë sakrificë. Në klub besojnë se Rama në fundjavë do t'i bashkohet klubit në Mavrovë, pasi këto dy ditët e javës është i ingranuar me

dasmën e të vëllait.

MBROJTJA - Tashmë kreut të klubit i duhet të investojë dhe për një mbrojtës të majtë, i cili do të zëvendësoj­ë Simon Rrumbullak­un, por shifra që do të harxhohet për të është 3500-4000 mijë euro në muaj. Pritet që të vijë një futbollist cilësor dhe me perspektiv­ë për këtë krah. Gjithashtu trajneri Duro po pret konfirmimi­n ose jo të kapitenit Shameti, pasi pritet që klubi të afrohet duke i bërë një tjetër ofertë shtatlarti­t të mbrojtjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania