Panorama Sport (Albania)

Dështon miqësorja, Gjyla i përgjigjet trajnerit fierak

- Alban Alushi

Lushnja duhet të luante dje një miqësore me Erzenin në “Roza Haxhiu”, por nuk ka ndodhur kështu. Nga drejtuesit e të dyja skuadrave është mësuar se ka pasur një keqkuptim, teksa shijakasit prisnin telefonatë­n e lushnjarëv­e për konfirmim, ndërsa këta të fundit e quanin të mbyllur gjithçka pas miqësores së luajtur javën e kaluar në Shijak. Në këto kushte, trajneri Gjyla zhvilloi një ndeshje kontrolli. Në një prononcim për gazetën, ai u shpreh: “Ishte një keqkuptim. Diskutuam pas ndeshjes së parë në Shijak, por mund të kishim edhe një takim me Kavajën, ndaj jemi keqkuptuar, por pak rëndësi ka. Bëmë një sfidë vetë, por tani nuk e shikon dot gjendjen e futbollist­ëve, sepse ata janë të ngarkuar. Jemi në mes të fazës përgatitor­e dhe po mësojmë vendosjen, lojën me njëri-tjetrin. Po kërkojmë të gjejmë pozicionet për në mbrojtje, aty ku kemi nevojë. Mendojmë se ia arritëm qëllimit, sepse nga ngarkesa në ngarkesë futbollist­i do një ndeshje në mes”.

POLEMIKA - Trajneri i Lushnjës kundërshto­i më tej me fakte deklaratën e bërë nga trajneri fierak, Thanas Tupe, i cili deklaroi për gazetën se Lushnja është një ekip “i plakur”. “Nuk para jam marrë me këto lloj komentesh. Ai thotë se Lushnja është ekip i plakur, por mendoj se jemi ekipi më pretendent, më i miri në grupin tonë. Profesor Thanasi mos është plakur vetë, që thotë për Lushnjën se është ekip “i plakur”. Skuadra në formacion ka vetëm dy futbollist­ë mbi 30 vjeç, janë Taullahu dhe Sefa. Të tjerët i kemi nën 27 vjeç. Kemi edhe Alushin mbi 30 vjeç, por në formacioni­n bazë që kemi menduar ta fillojmë tani, dy kemi mbi 30 vjeç. Në 25-she kemi tre lojtarë mbi këtë moshë. Ka edhe të tjerë që janë nën 20 vjeç, ka futbollist­ë të ditëlindje­s 2002 apo 2003 te Lushnja. Megjithatë, pak rëndësi ka. Profesorin e kuptoj, ndoshta di Lushnjën e para dy vjetëve dhe nuk i ka ndjekur këto dy vjet. Nuk kam ndonjë koment më shumë për të bërë”, përfundoi trajneri Gjyla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania