Panorama Sport (Albania)

Vjen festa e parë për De Ligt, shënon edhe “kapiteni” Dibala

Juvja mund 4-0 në miqësore Novarën, gol edhe për Higuain e Manxukiç

-

Juventusi vazhdon dopioseanc­at ditore, por pas asaj të kryer mëngjesin e djeshëm, bardhezinj­të ia kanë kushtuar pasditen një miqësoreje me minutazh të shkurtuar përballë Novarës. Trajneri Mauricio Sarri ka hedhur në fushën e lojës pak a shumë të gjithë grupin, duke bërë shumë ndryshime mes pjesës së parë dhe të dytë të ndeshjes, ndonëse ajo që u vu re ishte sërish forma e mirë e shfaqur nga Gonzalo Higuain, i cili vazhdon të flasë me gola. Përballë Novarës, skuadrës së kategorisë së tretë italiane (Serie C), kampionët e Italisë kanë fituar me rezultatin 4-0, ku ai që zhbllokoi shifrat ishte pikërisht “Pipita”: top në thellësi të zonës dhe e djathtë e pakapshme pranë pikës së bardhë. Në pjesën e dytë, zbret në fushë edhe artileria e rëndë, me lojtarë si Dibala, Kosta, Manxukiçit etj dhe golin e dytë e firmos pikërisht kroati, me specialite­tin e tij: krosim në shtyllën e dytë nga Kuadrado dhe kërcim me kokë i ballkanasi­t pas shpatullav­e të mbrojtësit që duhet ta markonte. Paulo Dibala zbriti në fushë në fraksionin e dytë. Fytyra e tij nuk ishte shumë e lumtur pas zërave të merkatos, por ai shfryu menjëherë nervozizmi­n që mund ta karakteriz­onte. Argjentina­sit për më shumë iu pasua edhe shiriti i kapitenit dhe si i tillë, numri 10 dërgon shifrat në 3-0: goditje e saktë në qendër të zonës, pas një dopiodribl­imi të Kostës ndaj një rivali në vijën fundore dhe një pasimi në zonë. Dhe për ta mbyllur në mënyrën më të bukur këtë miqësore, mendon Matajs De Ligt. Pasi debutoi me një autogol ndaj Interit, dje ishte radha që mbrojtësi i paguar 85.5 milionë euro të gjente edhe golin e parë me bluzën bardhezi. Holandezi 19-vjeçar nuk e humb vesin e të fluturuari­t më lart sesa të tjerët në ajër dhe pas një goditjeje këndi të krosuar nga Bentankur, edhe pse 12 metra larg portës, De Ligt dërgon topin në cepin e portës së portierit rival, duke realizuar. Juventusi i ri vazhdon të marrë formë, ndërsa testi serioz i radhës është ai i datës 10 gusht, në Suedi kundër Atletikos së Madridit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania