Panorama Sport (Albania)

Juve, “ushtarët e besuar” u kthyen në rebelë

Manxukiç i imitoi, duke mos pranuar akordin me Junajtid

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në verën e vitit 2015, drejtuesit e Juves kërkonin të ngrinin moralin e tifozëve pas zhgënjimit në finalen e Champions-it kundër Barçës. Klubi futi duart thellë në xhepa dhe solli në skuadër dy emra të rëndësishë­m: njëri me perspektiv­ë të lartë si Paulo Dibala dhe tjetrin me shumë eksperienc­ë ndërkombët­are, fitues i Champions-it me Bajernin në vitin 2013, Mario Manxukiç. Menjëherë, të dyja afrimet u shndërruan në beniaminë të tifozërisë, por edhe dy ndër “ushtarët e besuar” të trajnerit Alegri, aq sa kroati pranoi të sakrifikoh­ej edhe në korsinë e majtë të sulmit, shumë larg rolit të tij ideal. Nëse Manxukiç në dy sezonet e para realizoi 24 gola, Dibala tregoi se i meritonte 42 milionët e paguara për të, duke shpërblyer çdo milion të kartonit me nga një gol (42 realizime në dy sezonet e para). Por, oreksi sa vinte e shtohej dhe në qershor 2016, pasi kishin festuar titullin e pestë radhazi, “Zonja e Vjetër” i shtoi një tjetër “snajper” sulmit, duke paguar 90 milionë për Gonzalo Higuainin. “Pipita” dhe Dibala menjëherë u projektuan si dyshja e ëndrrave, që duke i shtuar edhe Manxukiçin në krah, frikësuan së tepërmi Europën. Madje, që në sezonin e parë, edhe mund ta kishin pushtuar, sepse pasi konfirmuan diktaturën e tyre në Serinë A arritën edhe në finalen e Champions-it, por Reali u tregoi bardhezinj­ve se nuk ishin ende gati për fronin europian. Gjithsesi, Dibala e Higuain nuk u dorëzuan,

ndërsa Manxukiç për shpirtin e tij luftarak që tregonte në çdo ndeshje u bë njeriu më i dashur i tifozërisë së Juves, ndonëse goleadorët ishin dy të tjerët. Mes qershorit 2016 dhe majit 2018, dyshja Dibala-Higuain dukej ajo që u nevojitej, sepse të dy së bashku, edhe pse realizuan më

shumë se 100 gola, papritur sivjet e panë veten të shndërrohe­shin në dy barra të rënda për klubin. Madje, Higuainit iu tregua dera që në sezonin e kaluar, kur fillimisht u transferua te Milani dhe më pas bëri 6 muaj tranzit edhe te Çelsi, por rikthimi në Torino i tregoi se tifozët e donin ende, ashtu

sikurse Dibalën, por gjithashtu edhe Manxukiçin. Por kjo ndjenjë nuk prekte aspak drejtuesit e Juventusit që nga dita e parë e hapjes së merkatos së kësaj vere e deri më dje, që u mbyll fillimisht ajo angleze, ata kërkuan me çdo mënyrë që t’i shisnin: Dopioakord me Junajtid për Dibalën dhe

Manxukiçin, që u hodh në erë nga refuzimi i dy lojtarëve; akord prej 70 milionësh me Totenhemin, që sërish Dibala e refuzoi. Edhe Higuain kërkon të mbetet në Torino. Ka shtyrë në shumë raste Romën (ofron 34 milionë) dhe kërkon të qëndrojë me forcë, ashtu si Paulo dhe Mario,

lojtarë që pas përfundimi­t të epokës “Alegri”, papritur u shndërruan nga “ushtarë të besuar” në rebelë. Ata kërkojnë me çdo kusht një tjetër shans, një tjetër bast personal për të fituar, ndoshta edhe si rrjedhojë e shpresave që ushqen Ronaldo për Champions-in e “mallkuar”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania