Panorama Sport (Albania)

Zv.trajneri e la në këmbë, ja pse Lukaku vendosi të largohej

-

Pas finalizimi­t total të marrëveshj­es që solli Romelu Lukakun tek Interi, vjen koha e prapaskena­ve, e arsyeve që solli këtë "divorc" mes sulmuesit dhe klubit të Mançester Junajtidit. Edhe pse disa prej ish-legjendave të "djajve të kuq", si Nevil, Skolls apo edhe Gigs, folën për arsye mbipeshe, mos profesiona­lizëm dhe heqjen e mundësisë për të qenë titullar fiks në skuadër, është tablo i di" The S un" ai që tregon shkakun e vërtetë. Episodi që solli krisjen totale, daton më 25 korrik, me rastin e miqësores së luajtur në Shangai, mes Totenhemit dhe Mançester Junajtidit. Edhe pse Lukaku u dha si i dëmtuar dhe nuk luajti, ai gjithsesi ishte pjesë e skuadrës, ndonëse nuk u pranua që të udhëtonte në stadium me shokët e tij. Përpara ndeshjes, kur Junajtid ishte bërë gati që të nisej, i gjithë ekipi ishte akomoduar në autobus, por për më shumë se 10 minuta, të gjithë prisnin Romelu Lukakun. Pasi ky i fundit mbërriti, ai u prit në derën e mjetit nga zëvendëstr­ajneri, Majk Felan, i cili i ulëriti për vonesën dhe kaq mjaftoi që mes tyre të kishte një debat shumë të nxehtë, i finalizuar me një vendim të prerë: "Tani eja në këmbë në stadium, nuk ke vend në autobus". Numri dy i trajnerit Solskjaer nuk mund t'ia falte vonesën gjigantit të sulmit, i cili gjithsesi zgjodhi një taksi për t'u bashkuar me skuadrën dhe për ta ndjekur skuadrën nga tribuna, por edhe në kthim, pas fitores 2-1 me Totenhemin, Majk Felan e la sërish në këmbë Lukakun, për t'u kthyer në hotelin ku akomodohej skuadra në turneun kinez. Dhe pas kësaj skene, tensioni mes palëve u bë aq i madh, sa erdhi koha e "divorcit", por me Interin që i dërgon "falënderim­et më të përzemërta" Majk Felanit për gjestin e tij...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania