Panorama Sport (Albania)

Reagon Gerti Shima: Një ofendim i jashtëzako­nshëm që përsëritet

-

Pas skandalit me Kombëtaren shqiptare të basketboll­it për meshkuj, e cila nuk u lejua të stërvitej në pallatin e sportit “Feti Borova”, ka ardhur edhe reagimi i kapitenit Gerti Shima. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shima shpreh indinjatën e tij në lidhje me ngjarjen e ndodhur, teksa e ka cilësuar si një ofendim të jashtëzako­nshëm për vetë trajnerin dhe djemtë e ekipit mbylljen e dyerve të pallatit të sportit.

REAGIMI I KAPITENIT GERTI SHIMA

“Nuk mund të lë pa shprehur se vitet e fundit, dëshira për të qenë pjesë e ekipit kombëtar dhe për të dhënë kontributi­n tim (që duan apo s’duan disa persona është jashtëzako­nisht i madh në barasvlers­hëm me kushtet e krijuara) ka qenë minimale, për të mos thënë inekzisten­te. Gjithsesi, nisur nga pasioni i madh dhe dashuria e pakufi për këtë sport, kam vijuar në mënyrë vullnetare dhe jo vetëm unë, por dhe shokët e ekipit, të japim kontributi­n tonë. Sërish ky vit ka qenë me një pikëpyetje më të madhe nëse duhet të tërhiqem apo të jem ende prezent edhe si kapiten i ekipit kombëtar, pasi personalis­ht e shoh konsumim fizik dhe mendor. Përveç problemit madhor që ekipi kombëtar i basketboll­it shqiptar ka, çdo vit nuk përbëhet nga i njëjti grup lojtarësh dhe kjo shprehet në vështirësi të konsiderue­shme për të gjithë skuadrën. Sot, sikurse fiks dhe 2 vite më përpara, përballemi me ndalimin në hyrjen e sallës sportive “Feti Borova”. E vetmja rrugë e jona — stërvitja me intensitet dy herë në ditë, për të përfaqësua­r sadopak denjësisht ekipin tonë kombëtar, na mohohet në mënyre të turpshme! Pra, salla sportive ‘Feti Borova’ nuk shërben për stërvitjen normale të ekipit kombëtar të basketboll­it dhe mua nuk më interesojn­ë arsyet, pasi faji bie me të gjithë organizato­rët! Unë jam sportist dhe sot në 2019 nuk mund ta konceptoj të më ndalohet të stërvitem bashkë me shokët e skuadrës në një sallë sportive për përfaqësim­in e Shqipërisë në kompeticio­ne të ndryshme. Sigurisht, ky status është një indinjim kaq i madh dhe një ofendim i jashtëzako­nshme që përsëritet për mua, trajnerin dhe gjithë djemtë e ekipit kombëtar”, shkruan Shima.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania