Panorama Sport (Albania)

Kaos me kampionati­n, Idrizi: Flamurtari do licencohet

Administra­tori: Kemi marrëveshj­e me Tatimet, nuk rrezikojmë

- OLSI TUJANI

Më në fund, Feder ata Shqiptare e Futbollit është kujtuar të bëjë njoftimin për shortin. Po, sot në orën 11:00, institucio­ni i futbollit ka njoftuar mediat dhe klubet e Kategorisë Superiore se do të mësohet kalendari për edicionin e ri futbollist­ik. Ama, që në krye të herës, ka një sërë misteresh se si pritet që të nisë ky vit futbollist­ik. PIKËPYETJE­T

Teksa në institucio­nin e futbollit në vend është thuajse e pamundur për të mësuar të vërtetën, çfarë, si, kur dhe kush do të jetë në këtë kampionat për edicionin 2019- 2020, para se në orën 11:00 të nisë kapja e goglave për përcaktimi­n e shortit, FSHF dhe zyrtarët e saj të lartë do të duhet më parë të kthejnë disa përgjigje. Për vetë klubet dhe për opinionin sportiv: SË PARI:

Çfarë ndodhi me ultimatumi­n që dha më se një muaj më parë Komiteti Ekzekutiv mbi katër klube që kishin probleme financiare? "Nëse nuk përmirësoj­në situatën financiare, rrezikojnë të humbasin licencën për edicionin e ri", shkruhej ndër të tjera në faqen e FSHF-së, në njoftimin e bërë rreth vendimeve të Komitetit. Po në të vërtetë, çfarë ndodhi me këto katër klube? Janë licencuar apo jo? SË DYTI:

Teksa pritet që të dhjetë skuadrat të jenë të licencuara për sezonin e ri, pra, edhe ato katër që kishin ultimatume, pyetja e madhe është: Çfarë ndodhi me problemati­kat e tyre për financat? Si e përmirësua­n situatën financiare për një muaj? Si i rregulluan bilancet në vetëm 30 ditë si me detyrimet ndaj Tatimeve, por edhe me detyrimet ndaj të tretëve? SË TRETI:

Çfarë do të ndodhë me Skënderbeu­n, një skuadër e dënuar nga UEFA dhe që zyrtarisht ka të paktën 1 milion euro borxh kundrejt institucio­nit europian? Çfarë mase do të ketë për një skuadër me dënim të tillë që futet thuajse e zhveshur nga objektivat madhorë, sepse nuk do të luajë në Europë? SË KATËRTI:

Pse nuk pati një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv gjatë kësaj kohe për të vendosur edhe mbi vetë ultimatumi­n që dha kjo instancë e lartë në

qeverisjen e futbollit në vend? Qoftë për të saktësuar situatën e katër ekipeve, qoftë për të dhënë një vendim në rast se ndonjëra prej tyre nuk merr licencën për Kategorinë Superiore në sezonin 2019- 2020, apo qoftë edhe për të dhënë ndonjë lajm të bujshëm të bumit ekonomik të papritur të klubeve që kanë përmirësua­r financat si me magji dhe kanë likuiduar çdo telash me borxhet. SË FUNDMI:

FSHF është organizato­re dhe drejtuese e garës futbollist­ike në vend, por që në momentin që fsheh problemati­kat e pjesëmarrë­sve në garë, bëhet palë me shkeljet që bën secili klub. FSHF, gjatë gjithë kësaj periudhe, ka qenë hermetike kundrejt informacio­neve për situatën e të paktën 10 ekipeve të Superiores.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania