Panorama Sport (Albania)

Lukaku përqafon Konten: Është më i miri në botë

Njeh me detaje Serinë A: Antonio është më i miri në botë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Interi i heq numrin nëntë Mauro Ikardit dhe ia dorëzon sulmuesit të ri Romelu Lukaku. Një vendim i zyrtarizua­r në rrjetet sociale nga klubi zikaltër. Në mënyrë simbolike ishte zgjedhur data 9 gusht dhe ora 09: 00 e mëngjesit për të treguar se belgu do të mbajë fanellën me numrin 9 për sezonin e ardhshëm, fanellë që për vite me radhë e kishte mbajtur ishkapiten­i Mauro Ikardi. Një tjetër veprim që tregon se argjentina­si është jashtë planeve dhe po injorohet në mënyrë totale. Në sajtin zyrtar gjithashtu i është hequr numri nëntë, por fotoja e tij vazhdon të jetë prezente.

VLERËSON KONTENDitë­n e djeshme, 26-vjeçari tha edhe fjalët e para për televizion­in zyrtar, ku vlerësonte Antonio Konten dhe shpjegonte arsyen pse zgjodhi të luante për Interin. Pas përqafimev­e të ngrohta me trajnerin italian, ai e ka konsiderua­r atë si më të mirin në botë. “Sigurisht që Konte kishte një peshë të madhe në vendimin tim për të zgjedhur Interin. Ai është trajneri më i mirë në botë dhe arrin t’i përmirësoj­ë lojtarët e tij. Karriera e tij flet vetë”, tha fillimisht sulmuesi belg. Më tej tregon se projekti i Interit e ka bindur. “Mendoj se kjo skuadër po ecën në drejtimin e duhur dhe unë gjithashtu kisha nevojë për një sfidë të re. Dua që ta ndihmoj këtë skuadër për të ndërtuar diçka të rëndësishm­e dhe bazat janë për ta bërë këtë. Do të jap kontributi­n tim dhe impenjimi im do të jetë maksimal. Sigurisht që duke i mbajtur këmbët në tokë mund të arrijmë rezultate të mëdha që në këtë sezon”, theksoi Lukaku. Gjiganti zikaltër falënderoi edhe presidenti­n Zhang dhe administra­torin Marota që e ndihmuan për të nisur këtë aventurë të re. “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu tek Interi. Administra­tori Marota dhe presidenti Zhang ishin këmbëngulë­s dhe unë jam këtu. Tifozët? Dua t’u them edhe një herë tjetër se Interi nuk është për të gjithë. Forca Inter”, ishin fjalët e para të Lukakut për “Inter Channel”.

ADRIANO IDHULLNuk i munguan kurrë batutat gjatë ditës së tij të parë si interist. Romelu Lukaku dukej sikur kishte një jetë në këtë skuadër dhe bisedonte me të gjithë. Vetë menaxherët e mediave “online” kanë

dashur të publikojnë disa nga “sekretet” e Lukakut. Ai duket i buzëqeshur kur vesh fanellën dhe thotë se i rri bukur. Diçka që shkakton të qeshura tek ata që ishin prezentë. Pastaj vazhdon të tregojë historinë me idhullin e fëmijërisë. “E dini se cila ka

qenë fanella ime e parë kur isha fëmijë? Ajo e Adrianos. Ai ka qenë idhulli im dhe doja ta imitoja gjithmonë. Doja të bëhesha si ai. Më ka shkruar disa ditë më përpara në ‘Instagram’ dhe më përshëndet­i sepse kishte lexuar një intervistë ku unë e vlerësoja”, tregon

26-vjeçari.

NJEH ITALINË- Sulmuesi më i ri i Interit i ka surprizuar të gjithë në ditën e parë. Arsyeja? Ishte shumë i informuar për futbollin italian dhe mbi të gjitha për Serinë A. Sigurisht që ai do ta ketë ndjekur për shkak se vëllai i tij, Xhordan,

aktivizohe­t si mbrojtës me Lacion. Në darkën që pati me presidenti­n Zhang dhe drejtuesit e tjerë të skuadrës, këta të fundit u habitën për informacio­net që kishte Lukaku. Ai duket gati për këtë sfidë të re dhe i karikuar për të ndihmuar Interin që të rikthehet në majat

e futbollit italian. Më në fund Antonio Konte e ka në skuadër sulmuesin që ka ëndërruar prej kohësh. Të shohim se çfarë do të arrijë të bëjë me belgun në majën e sulmit të Interit. Tifozët e kanë pritur si një hero dhe ai duhet që t’i shndërrojë këto pritshmëri në rezultate.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania