Panorama Sport (Albania)

“Lukaku” dhe jo vetëm ai

- Nga BESNIK DIZDARI

Këtë

të enjte që shkoi, nga ana e gazetarisë, kam përjetuar një situatë që profesiona­lisht është pak t'i thuash një "skandal gazetarie". Gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes, pa ndalesë, sa herë që kaloja te fundi i lajmeve kryesore të shumicës së televizion­eve, dëgjoja dhe madje "shihja" një njoftim për një futbollist me emrin Lukaku, më saktë me emrin Romelu...

Këtë të enjte që shkoi, nga ana e gaze tarisë, kam përjetuar një situatë që profesiona­lisht është pak t'i thuash një "skandal gazetarie". Gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes, pa ndalesë, sa herë që kaloja te fundi i lajmeve kryesore të shumicës së televizion­eve, dëgjoja dhe madje "shihja" një njoftim për një futbollist me emrin Lukaku, më saktë me emrin Romelu Menama Lukaku Bolingoli, një lojtar i mirënjohur belg. Lajmi për të zinte bujshëm "titujt" apo "faqen" e njoftimit dhe të komentit. Çfarë kishte ndodhur? Asgjë tjetër përveç faktit se ky lojtar i Manchester United kishte kaluar, ose ishte shitur, për tek Interi i Milanos. Kaq dhe vetëm kaq. Ishte e mjerueshme të ndiqje këtë lajm deri me "megalomani­në" jo profesiona­le që ushtonte kësisoj mû në lajmet qendrore të televizion­eve shqiptare, si të ishte fjala për një ngjarje të madhe të sportit të Republikës së Shqipërisë. Pra të atdheut, të kombit, të sportit a futbollit tonë kombëtar. Në një kohë që Shqipëria, sporti dhe futbolli i saj nuk ka aspak punë me Lukakun dhe shitblerje­n e tij te një klub joshqiptar siç është ai italian me emrin Inter. Aq më tepër që ky Lukaku nuk është as Pele, as Di Stefano, as Cruijff, as Beckenbaue­r, as Platini, as Ronaldo e as Messi.

Ky pra është mjerimi i gazetarisë televizive shqiptare (aty këtu dhe jo vetëm i saj), që me gazetarë kopjues të pandalshëm, sidomos prej internetit, kopjojnë pra, veç kopjojnë gjithë ditën, pa njohur assesi atë që në teorinë e gazetarisë quhet "politikë e botimit apo e mosbotimit". Dhe shefi ua firmos për ta transmetua­r, nëse vërtet ua firmos, pra nëse vërtet ekziston për së mbari shefi i redaksisë.

E, edhe në rastin e Lukakut kështu është: overdozë televizive e stilit shqiptar deri në skaj!

Ndërkohë, sapo nisin Kampionate­t e futbollit të të mëdhenjve të Europës. E, këto ditë në Shqipëri ka shpërthyer një reklamë gjithashtu jopak fyese. Ekrane të televizion­eve të

Shqipërisë me pamje japin radhazi emrat e futbollist­ëve më të mëdhenj të Europës, duke vënë pranë secilit shifrën në miliona euro se sa ata kushtojnë. Po ta vëresh mirë këtë reklamë, ajo më shumë të fton që t'i ndjekësh ata jo thjesht për vlerat futbollist­ike që bartin, por më shumë ngaqë kushtojnë kaq apo aq miliona.

Gazetarinë televizive shqiptare në fjalë e ka pushtuar overdoza. Nesër a pasnesër do të shohim ndeshjet dhe do të dëgjojmë kronistë që thërrasin në kupë të qiellit, që shpejtojnë në transmetim kot së koti deri në papërmbajt­je, ndonëse nuk është fjala për transmetim në radio, por në TV - çka do të thotë se ashtu si telekronis­ti shqiptar në euforinë e transmetim­it plot overdozë, edhe ne telespekta­torët jemi po ashtu si dhe ai në një dhomë, pra jo në tribunat e stadiumeve ku emocionet autentike janë diçka krejt tjetër.

Pushteti kësisoj i overdozës televizive në Shqipërinë e sotme ka kapur majat. Madje deri edhe aty saqë gjithë verën ritransmet­ohen ndeshje të Kampionate­ve të shteteve të tjera njëqind herë, një spekulim ky ndaj abonentëve, të cilët kanë paguar shumë shtrenjtë jo për përsëritje të pafund, por për risi ndeshjesh, kronikash, transmetim­esh. Plasa me e pa diku sekuencën filmike televizive të kërcimit rekord të para dokohe të Kampionit të Europës, Izmir Smajlaj, atë të rangut ndërkombët­ar 8.11 në kërcimin së gjati, po nuk gjej askund. Gjej vetëm Lukakun! Madje më shumë se futbollin e tij të luajtur, gjej overdozën televizive të shitjes së tij.

Në rubrikën "Shkolla e Gazetarisë" sot kemi përzgjedhu­r shkrimin e gazetarit, ndër më të mëdhenjtë e Europës, Antonio Ghirelli (1922-2012). Aq i madh është Ghirelli, saqë kur ai u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare, "Corrirere dello Sport" e Romës titulloi gjithë faqen e parë me këtë titull kubik: "Addio a Ghirelli - maestro di noi tutti" - "Lamtumira e Ghirelli-t - mësuesi i ne të gjithëve".

Padyshim Ghirelli është gazetari sportiv më i veçantë në gjithë globin. Kjo ngaqë, para se gazetar sportiv, ai ishte një gazetar. Ka qenë drejtor i "Calcio Illustrato", i "TuttoSport" dhe "Corriere dello Sport", por dhe drejtor i të përditshme­ve josportive "Avanti", "Globo"e "Il Mondo". Si dhe drejtor i TG2. Dhe kulmi tjetër profesiona­l i tij: ka qenë përgjegjës i zyrës së shtypit të presidenti­t të Italisë Sandro Pertini dhe mandej i kryeminist­rit Bettino Craxi. Ndërkaq, librat e tij janë të pafund. "Ka pasur veç një 'të metë', - siç më thoshte një koleg italian, - ka qenë anëtar i Partisë Komuniste të Italisë". Por që me pushtimin e Hungarisë prej tankeve të Bashkimit Sovjetik më 1956ën, Ghirelli e braktisi këtë parti.

Mbi gati njëzet vjet më parë Ghirelli botoi këtë shkrim të famshëm të tij me titullin "Ja armiqtë e futbollit". Me synim për të ndikuar në uljen sadopak të overdozës së emisioneve televizive sportive, sidomos të futbollit, që në Itali po kalonin çdo kufi e logjikë. Duke nxitur një lloj shpëlarjej­e truri sidomos të rinisë, ashtu siç po ngjet sot në Shqipëri. Po e botojmë këtë shkrim, të cilit edhe mbas 20 vjetëve jo vetëm që nuk i ka humbur aktualitet­i, por sidomos për gazetarinë televizive të sotme të kësaj Shqipërie të vogël, që artificial­isht kërkon vetëmadhës­htinë dhe arrogancën imponuese të zërave të telekronis­tëve të saj, them se është edhe më aktual.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania