Panorama Sport (Albania)

Liverpuli e nis me breshëri, por thyhet Alisoni

Salah, Van Dajk dhe Origi startojnë me festë, por ndeshjen e zhbllokoi një autogol

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Enjëjta skuadër, i njëjti rezultat. Liv erpuli kampion i Europës në fuqi, nuk ka nevojë për stimul për ta nisur mbarë Premier Ligën. Fundja, me një trajner si Jyrgen Klop është e vështirë që të ndihesh i ngopur. Prandaj, të kuqtë, pavarësish­t një merkatoje të kaluar pa goditje të mëdha (Ings blerja më e madhe, për 22 milionë euro), ngrenë siparin e kampionati­t me një "poker" përballë Noruiçit. Në "Anfield Road" përfundon 4- 1, me gola Salah, Van Dajk e Origi, të gjithë në pjesën e parë, ndonëse sfidën e zhbllokoi një autogol i Hanlej pas vetëm 7 minutash. Në fraksionin e dytë të lojës ishte i kotë goli i nderit, i realizuar nga Temu Puki.

ORTEK I KUQ - Klop i beson sërish 4-3-3, me Salah e Origi në krahë dhe Firminon në qendër të sulmit. Liverpuli, pasi shfryn emocionet e ritakimit me tifozërinë, godet që në kundërsulm­in e parë: Origi, pas një disheze të bukur në korsinë e majtë, lëshon një top të fortë në qendër të zonës, të cilin Hanlej e devijon aq sa duhet, por duke e dërguar gabimisht në portën e tij. 1-0 për të kuqtë dhe spektakli i vendësve mund të fillojë. Edhe pse Noruiçi provon që të reagojë me dy

goditje të Stiperman e Puki, të cilat nuk patën saktësi, skuadra e Klopit është thjesht e pamëshirsh­me: Salah dyfishon në të 19-ën, pas një goditjeje në qendër të zonës. Madje, Liverpuli e ekzagjeron duke bërë 3- 0 edhe me Van Dajkun, pasi holandezi devijon saktë me kokë, pas një goditjeje këndi.

Tifozët janë në delir dhe euforia e tyre shtohet edhe më shumë teksa tri minuta nga fundi vjen edhe goli i 40, sërish me një autor të ndryshëm. Këtë herë ishte Origi, i cili tregohet i zoti, duke finalizuar një krosim të Aleksandër Arnold.

PËR RELAKS... - Liverpuli e nis me marshin e pestë

dhe pjesën e dytë të lojës, ku brenda 60 sekondash i shkon dy herë pranë golit të pestë, por Henderson në të 48- ën ndalet nga Krul, ndërsa Firmino shkund shtyllën. Pas kësaj, kampionët e Europës vendosin që të relaksohen dhe papritur zgjohet Noruiçi. Nëse në të 62- ën Leitner godet traversën, dy minuta më vonë, Puki nuk fal përpara portës së Adrian dhe ngushton diferencën në 41. Por këtu mbaron gjithçka, sepse Liverpuli rimerr në dorë kontrollin e lojës dhe e vë ndeshjen në "gjumë" deri në vërshëllim­ën e trefishtë të arbitrit Oliver.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania