Panorama Sport (Albania)

Kukësi, një ganez nga Prishtina për mbrojtjen

Kërkesat e afrikanit, më të larta se oferta e klubit

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi është në alarm për mbrojtjen. Me largimin e Ardian Cuculit, Simon Rrumbullak­ut si dhe mungesa e dakordësis­ë me kapitenin Ylli Shameti, te verilindor­ët janë vënë në lëvizje e kërkojnë me çdo kusht dublimin e këtyre dy roleve. Për krahun e majtë verilindor­ët kanë në dispozicio­n Emiljano Mustën dhe Faton Xhemailin, por Musta më shumë shikohet si mesfushor i majtë, e krahu nuk mund t’i besohet Xhemailit, jo për shkak të talentit, por të moshës dhe eksperienc­ës. E në këtë situatë, verilindor­ët janë hedhur në sulm për një mbrojtës të majtë të mirëfilltë dhe me eksperienc­ë. Të gjitha kushtet që verilindor­ët kanë vendosur dhe kërkojnë, i plotëson mbrojtësi 27-vjeçar ganez. Gazeta mëson ekskluzivi­sht se drejtuesit e Kukësit po negociojnë dhe janë shumë pranë marrëveshj­es me ish- mbrojtësin e Prishtinës, Abdul Bashiru. Mbrojtësi i majtë luajti për dy sezone në radhët e kryeqyteta­sve të Prishtinës në kampionati­n kosovar dhe performanc­at e tij kanë qenë të mira. Ai prej rreth 2 javësh ka ndërprerë bashkëpuni­min me Prishtinën, ku vetë klubi kryeqyteta­s dhe lojtari u shprehën për ndërprerje­n me dëshirë të kontratës dhe tashmë 27vjeçari është futbollist i lirë. Në këto kushte, drejtuesit e Kukësit

kanë biseduar dhe i kanë bërë ofertën e tyre mbrojtësit, të cilit i pëlqen ideja të luajë në kampionati­n shqiptar, e aq më tepër me një klub pretendent si Kukësi. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por natyrisht që kërkesat e mbrojtësit kanë qenë më të larta se oferta e klubit verilindor,

por gjasat janë që të gjendet gjuha e përbashkët. Bashiru është 27 vjeç, ka lindur më 17 prill 1992 në Akra të Ganës, luan në pozitën e mbrojtësit të majtë. Bashiru para se të militonte për dy vite me klubin e Prishtinës ka luajtur në skuadrën Dreams FC dhe Bechem United në Ganë. Ai

ka qenë pjesë dhe e klubit të njohur egjiptian, Ismaily. Mbrojtësi i majtë ka luajtur 71 takime me Prishtinën në kampionati­n kosovar të futbollit në dy sezone. Futbollist­i ka bërë paraqitje shumë të mira në miqësore, sidomos me Tiranën sezonin e shkuar, gjatë miqësores së verës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania