Panorama Sport (Albania)

Ikën Radas, Skënderbeu shet edhe Pëllumbin

Mesfushori e pranon: Ngarkesë e madhe, por grupi është super

- Admir Uruçi

Pavarësish­t se i pezulluar nga Europa e për pasojë pa shpërblime financiare nga kjo e fundit, Skënderbeu duket se ka gjetur rrugën e duhur për të siguruar financat. Prej sezonesh bardhekuqt­ë janë kthyer në një markë që në fund të fundit vendos standarde falë aftësive të mira menaxheria­le dhe atyre të marketingu­t të lojtarëve...

Arsid Kruja kërkon që këtë vit të ketë një rrugëtim të mbarë me Vllazninë. Lojtari që u bashkua me skuadrën në janarin e këtij viti ndihet mjaft entuziast në aspektin personal, por edhe beson që Vllaznia e këtij sezoni do të jetë konkurrues­e në të dyja kompeticio­net e këtij sezoni. Kruja ishte autori i golit në përballjen miqësore që kuqeblutë zhvilluan përballë ekipit të FK Ohrit gjatë përgatitor­eve në këtë qytet. Kjo me sa duket ka shtuar më shumë besimin e lojtarit te vetja. “Të shënosh gol, qoftë edhe në një miqësore, është gjë pozitive. Por mendoj se ky vit do të jetë viti ynë. Personalis­ht ndihem shumë mirë, jo vetëm në aspektin personal, por edhe në raport me skuadrën. Puna që po bëjmë dhe ngarkesa që po marrim na bëjnë që të ndihemi më mirë edhe për vazhdimësi­në. Vërtet sot mund të jemi disi të ngarkuar dhe loja mund të mos jetë më e mira, por mendoj se në vazhdimësi ekipi do të arrijë të nxjerrë vlerat e veta. I gjithë grupi po punon shumë”, u shpreh mesfushori. PËRGATITJE­T

Vitet e fundit Vllaznia ka zhvilluar vetëm dy herë fazën përgatitor­e të verës jashtë Shkodrës. Madje shumë herë ajo ka nisur vonë duke krijuar jo pak probleme gjatë vazhdimësi­së. Fillimi i punës në kohë sipas Krujës pritet që të sjellë edhe suksesin. “Pavarësish­t se nuk kam qenë për disa vite pjesë e Vllaznisë, e kam ndjekur nga larg atë dhe stërvitja ka nisur përherë me vonesë. Për më tepër, ajo nuk ka zhvilluar një fazë të plotë stërvitore jashtë Shkodrës. Mendoj se për ne ky është një ndryshim i madh për të garantuar nëse do të bëjmë një paraqitje

të mirë këtë sezon. Seriozitet­i shikohet që në fillim dhe mendoj se kësaj here gjithçka është më ndryshe. I gjithë grupi, pa asnjë përjashtim, po i përballon mirë seancat stërvitore, paçka se kanë qenë menjëherë me ritme të larta. Nisur nga kjo, shpresoj dhe besoj se ne do të jemi konkurrues në këtë sezon si në kampionat, por pse jo edhe në Kupë. Do të bëjmë maksimumin që të mos jemi ndër ekipet që do të rrezikojnë. Por te grupi dhe

drejtuesit shikohet një seriozitet në të gjitha drejtimet dhe kjo na bën që të ndihemi më optimistë. Ka një frymë grupi në çdo aspekt. Është shumë herët për të dhënë këto deklarata që për shumëkënd mund të quhen euforike, por kam besim te puna që po bëjmë. Te Vllaznia ka një grup të mirë që do të dijë të tregojë vlerat e një ekipi elitar,” deklaroi për “Panorama Sport” mesfushori shkodran, Arsid Kruja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania