Panorama Sport (Albania)

Vangjeli: Faleminder­it Korçë, te bardheblut­ë vij për trofe

Klubi kryeqyteta­s pret të zyrtarizoj­ë edhe afrimin e Andi Lilës

-

Kristi Vangjeli është futbollist­i më i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ka zyrtarizua­r afrimin e mbrojtësit të djathtë, i cili do të jetë pjesë e Tiranës në 2019-2020. Futbollist­i, i cili ka qenë deri dje lojtar i Skënderbeu­t, ku ka dalë kampion dhe tani po shijon një aventurë në Australi, do të jetë në kryeqytet në fund të muajit gusht. "Kristi Vangjeli është zyrtarisht bardheblu. Mbrojtësi korçar ka nënshkruar marrëveshj­en që e bën pjesë të Tiranës për një sezon. Vangjeli vjen si një përforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu. Ish-futbollist­i i Skënderbeu­t do t'i bashkohet Tiranës në ditët e fundit të muajit gusht", shkruante klubi bardheblu.

KONTRATA - Tirana ka saktësuar se Vangjeli do të jetë një vit bardheblu. Me ardhjen e Vangjelit në ekip bëhen tre futbollist­ë që luajnë në krahun e djathtë, së bashku me Kërçikun dhe Dokën. Vangjeli mund të luajë fare mirë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes dhe konsideroh­et një futbollist i gjithanshë­m.

REAGIMI - Pas zyrtarizim­it të kalimit të Vangjelit, ishte vetë Kristi që në profilin e tij në "Instagram" falënderoi gjithë popullin e Korçës dhe kërkoi që te Tirana ta mbyllë sezonin me trofe. "Faleminder­it Korça ime për këto 5 vite të mrekullues­hme! Së bashku fituam gjithçka dhe këto vite do mbeten të paharruara, jo vetëm për ne që ishim pjesë e suksesit, por për gjithë ambientin sportiv. Tani gati për një tjetër aventurë. I kënaqur që te Tirana do të gjej shumë miq të mirë, por mbi të gjitha një klub të etur për trofe", shkruante Kristi Vangjeli.

PRAPASKENA­T - Kristi Vangjeli ishte duke folur me Ardjan Takajn për një rikthim te Skënderbeu. Ai e përfundon aventurën e shkurtër me Adelaide Olimpik në fund të muajt gusht dhe po kërkonte që të sistemohej në një klub shqiptar derisa të mund të rregullojë të gjitha letrat për të shkuar familjaris­ht në Australi. Qëllimi i tij ishte të rikthehej te Skënderbeu. Parimisht presidenti i Skënderbeu­t dhe mbrojtësi 33-vjeçar kishin rënë dakord, por tani situata ka ndryshuar plotësisht te klubi korçar. Për të synuar lart, duhen disa kampionë. Osmani dhe Vangjeli e kanë këtë mendësi. Mësohet se klubi bardheblu e ka bindur për një pagë 3500 euro në muaj. Po kështu, Tirana pret zyrtarizim­in edhe të Andi Lilës, i cili do të jetë përforcimi i radhës i skuadrës bardheblu. Edhe Lilën bëhet fjalë për një rikthim te Tirana.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania