Panorama Sport (Albania)

Tirana, Ngo dëmton Osmanin

Mbrojtësi lë përgjysmë stërvitjen, ndërsa sulmuesi në prani të Halilit kërkon falje

- OLSI AVDIAJ

Te Tirana ka gjith monë vetëtima në qiell të kthjellët. Edhe kur nuk ka probleme, pakujdesit­ë shkaktojnë kaos në ekip, aq sa shqetësojn­ë trajnerin Ardian Mema dhe gjithë skuadrën. Në një ndeshje të thjeshtë brenda llojit pa shumë pretendime, një ndërhyrje në kavilje e Majkëll Ngosë ka dëmtuar Tefik Osmanin. Dhe të thuash që dueli ishte në mesfushë. Kjo ka sjellë alarmin e të gjithëve, saqë është lënë edhe stërvitja dhe i është dhënë ndihma e parë mbrojtësit, i cili ka braktisur stërvitjen.

NGJARJA - Ka qenë ora 19:10. Skuadra kishte lënë pas anën taktike dhe stërvitjen e forcës dhe Mema urdhëron një ndeshje mes grupit. Në një moment në mesfushë, Majkëll Ngo i ndërhyn në kavilje Tefik Osmanit, i cili bie në tokë dhe përpëlitet. Mbrojtësi fillon të ankohet, ndërsa Ngo mundohet që ta qetësojë dhe të kërkojë falje. Në fillim të gjithë menduan një ndërhyrje të thjeshtë, por pas ankesave të Osmanit të shtrirë fushë, kanë vrapuar mjekët. Shokët e skuadrës dhe trajneri i janë afruar mbrojtësit, dukshëm me dhimbje, ndërsa anglezi kërkonte falje. Pas kurave të momentit, Arzen Voci nxjerr nga fusha Tefik Osmanin, dukshëm duke çaluar, ndërsa Ngo

ja e shoqëron deri pranë dhomave të zhveshjeve. Osmanin e ndoqi edhe Ardian Mema si në atë moment dhe pas stërvitjes, duke verifikuar gjendjen e mbrojtësit kryesor të ekipit.

FALJA - Edhe pse Majkëll Ngo kërkoi falje në vend, një

tjetër episod u konsumua pas dëmtimit të Osmanit prej tij. Pak pas dëmtimit, me një tjetër makinë nga e zakonshmja u shfaq presidenti Refik Halili. Si fillim ai pa stërvitjen nga larg dhe në fund shkoi pranë dhomave të zhveshjeve, duke diskutuar me lojtarë dhe anëtarë të stafit. Në

një moment të caktuar del duke çaluar dhe i fashuar në kavilje Tefik Osmani me dhimbje. Ai ndalet te presidenti dhe flet për dëmtimin e pësuar si pasojë e ndërhyrjes së Majkëll Ngosë. Në këtë moment shfaqet anglezi, i cili kërkon të shfajësohe­t para Halilit dhe mbrojtësit

Osmani. Ka disa minuta diskutim dhe Ngoja i kërkon sërish falje, Osmanit, duke i zgjatur edhe dorën e pajtimit, që mbrojtësi nuk e refuzon edhe pse largohet menjëherë, ndërsa anglezi i jep disa shpjegime dhe merr disa fjalë nga presidenti Refik Halili.

GJENDJA - Mësohet se gjendja e Osmanit është stabël. Ka dhimbje dhe për merak i është fashuar këmba. Për shkallën e dëmtimit do të flitet sot, ndërsa mendohet se gjërat nuk janë serioze. Në të kundërt, Tirana me urgjencë duhet të gjejë qendërmbro­jtës...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania