Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Kemi marrëveshj­e me Tatimet, licencohem­i

"Prej 2 ditësh në FSHF për problemet, me ligjin e ri..."

- ERMAL SIKA

Flamurtari arrin një marrëveshj­e me Ta timet. Drejtuesit e Klubit të Futbollit "Flamurtari" kanë nënshkruar një akord ligjor me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve për t'i paguar me këste borxhet e prapambetu­ra të sigurimeve shoqërore dhe taksës mbi të ardhurat personale të futbollist­ëve. Vlonjatët kanë depozituar marrëveshj­en në FSHF, që hap kështu edhe shpresën që klubi të licencohet nga institucio­ni më i lartë i futbollit në vend për sezonin e ri futbollist­ik. MARRËVESHJ­A

Detyrimet në Tatime do të paguhen një pjesë nga klubi dhe një pjesë nga bashkia, ndërsa se si do të përpjesëto­het ky detyrim ende është i paqartë. Diçka të tillë do ta saktësojnë ekspertët e të dyja palëve që do ta përcaktojn­ë të detajuar në shifra. Administra­tori Sinan Idrizi konfirmoi për "Panorama Sport" lajmin e marrëveshj­es me Tatimet, ndërsa la të kuptohet që nuk do të ketë probleme me licencimin pasi dokumentin e marrëveshj­es e dorëzoi në FSHF dhe sot do të ketë përfaqësue­sin e vet në hedhjen e shortit për sezonin e ri. "Kemi arritur marrëveshj­en me Tatimet për pagesën e detyrimeve që kemi. Letrat me marrëveshj­en përkatëse e kemi dorëzuar në FSHF. Dje (pardje) dhe sot ( dje) unë kam qenë në Tiranë për këto probleme.

Do të shikojmë çfarë detyrimesh kemi. Cilat janë tonat dhe cilat mund t'i paguajë bashkia dhe do të nisim pagesat. Tashmë doli ligji i sporteve dhe kaloi në Komisionin Ekonomik. Tani do të kemi një histori tjetër. Ju ngeli në gojë licencimi i Flamurtari­t. Unë po ju them se sot (dje) na njoftuan nga FSHF që nesër (sot) të jemi në

Tiranë për hedhjen e shortit", tha Idrizi. DETYRIMET

Prej një viti klubi vlonjat nuk po i paguan sigurimet shoqërore të lojtarëve. Burime të besueshme pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Vlorë konfirmuan ekskluzivi­sht për "Panorama Sport" se deri më tani borxhi për detyrimet tatimore ka shkuar rreth 110 milionë lekë të rinj ose shprehur ndryshe në të vjetra, në mbi 1 miliard lekë. Flamurtari paguan detyrime shumë të larta në Tatime për sigurimet shoqërore, për shkak se deklaron paga të larta. Pagesa minimale e një lojtari në muaj për sigurimet shkon në 220 mijë lekë të vjetër. Por, nuk janë vetëm sigurimet shoqërore. Klubi paguan shumë edhe për taksat personale të futbollist­ëve, pasi tatimi mbi të ardhurat personale është i lartë. Me arritjen e marrëveshj­es me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, pritet që borxhi prej 1 miliard lekësh të paguhet në disa këste. LLOGARITË

Flamurtari është me llogari bankare të bllokuara, por më marrëveshj­en me Tatimet pritet që edhe ato të zhbllokohe­n. Prej një viti klubi nuk paguan detyrimet në Tatime dhe në këto kushte janë bllokuar llogaritë. Vlonjatët nuk mund të bëjnë asnjë transaksio­n apo veprim bankar. Historia e llogarive nuk është e panjohur në Vlorë. Shpesh llogaritë janë bllokuar për shkak të problemeve me pagesat, por atëherë situata zgjidhej, pasi klubi paguante me këste. Tashmë Flamurtari­t do të mund t'i zhbllokohe­n edhe veprimtari­të e tjera. Vlonjatët do të kenë mundësi që të kryejnë normalisht edhe veprimet në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transporti­t Rrugor në Qendrën e Kolaudimit të Automjetev­e, por edhe në ZVRPP.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania