Panorama Sport (Albania)

Nikaç merr përsipër sulmin: Teuta nuk do mjaftohet vetëm me Europën

Sulmuesi malazez: Këtu ka më shumë kushte, "mister" Shkëmbi...

-

Sulmesi Darko Nikaç beson te Teuta për sezonin e ri. Ai thekson se "djemtë e detit" nuk janë një skuadër që bën premtime të mëdha, por në fund realizon synimet e vendosura. Ajo që ndodhi edicionin e fundit do tentohet që të përsëritet dhe këtë vit. Në intervistë­n për "Panorama Sport", malazezi bën krahasimin e kampionati­t shqiptar me atë të vendit të tij të lindjes, ndërkohë që tregon edhe sesi është puna me trajnerin Shkëmbi.

Si e patë ndeshjen e parë me Pogradecin dhe në bazë të paraqitjes aty, a mendon Nikaç që Teuta është gati për një sezon më të mirë? Skuadra më pëlqeu. Gjithsesi, të them fjalë që tani është pak e ekzagjerua­r. Ne luanim me një ekip që është në ndërtim e sipër, ndaj nuk duhet të nxitohemi. Jemi ndër të parët që kemi nisur punën. Kushtet janë, ashtu si dhe lojtarët, kështu që besoj se do të jemi një "kockë" e fortë për çdo kundërshta­r.

Si mendoni, sa larg do të shkojë Teuta këtë sezon? Natyrisht që objektivi më minimal është të jemi në tri vendet e para, por duhet të shkojmë sa më lart që të jetë e mundur. Nuk duhet të jemi euforikë, por të jemi sa më të qetë në punën dhe në luftën tonë dhe për sezonin e ri futbollist­ik,

duke dhënë maksimumin për këtë fanellë që unë mendoj së rëndon shumë.

Në dy ndeshje keni realizuar dy gola, si ndiheni ju personalis­ht?

Jam shumë i lumtur që më në fund arrita të zhbllokohe­m dhe të shënoj. E kam pritur me padurim

këtë moment, pasi kam punuar dhe sakrifikua­r shumë. Jam edhe më i lumtur që golat e mi erdhën në këtë moment, pasi deri më tani unë krijoja shumë, por nuk shënoja.

E ndieni presionin për të shënuar?

Çdo lojtar ndihet në presion dhe duhet të jesh një karakter i fortë që ta përballosh. Sidomos kur je sulmues, pasi për ne që e bëjmë këtë rol mbahet mend vetëm goli. Por, jam i lumtur që më në fund Zoti ma shpërbleu dhe dua që të kem formë të mirë në kampionat. Si ju duket niveli i kampionati­t shqiptar dhe me sa gola do të ishit i kënaqur në fund të këtij sezoni?

Niveli i kampionati­t më duket i kënaqshëm. Ka shumë rivalitet nga fillimi në fund dhe këtë e kam parë dhe sezonin e fundit. Unë dua që të shënoj sa më shumë gola që të jetë e mundur për Teutën. Nuk kam dëshirë që të jap shifra, pasi mund të gaboj, por dua që të jem një nga golashënue­sit më të mirë.

Në aspektin e stërvitjes, sa ndryshon kampionati ynë me atë të Malit të Zi?

Ka shumë ndryshim në aspektin e stërvitjes, pasi këtu janë të gjitha kushtet dhe punohet shumë fort.

Po seancat stërvitore me Shkëmbin, si janë?

Sa u takon stërvitjev­e me "mister" Shkëmbin janë me të vërtetë shumë të mira.

Cili është objektivi juaj personal para nisjes së sezonit?

Dua që të vijojmë me rezultate pozitive në çdo ndeshje dhe që të arrijmë të bëjmë lojën tonë përballë cilitdo kundërshta­r, në mënyrë që në fund të dalim më kokën lart. Pse jo, që në fund të festojmë me tifozërinë tonë. Kemi tifozë të mrekullues­hëm që dëshirojnë në çdo takim rezultatin maksimal. Shpresojmë që t'i kënaqim me ndeshje të bukura dhe sigurisht me fitore dhe objektiva. Zamir Qypi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania