Panorama Sport (Albania)

Solomon përfundon në Itali, Partizani stërvitje që pa gdhirë

Të hënën drejt Elbasanit, sulmi “peng” i Asanit

- Abdulla Dushku

Partizani gdhihet në Kamzë. Skuadra e ka nisur dje stërvitjen që në orën 8 të mëngjesit. Për më shumë se dy orë kanë marrë ngarkesa maksimale. Gjysmëorës­hi i parë u përqendrua te vrapimet, ndërsa më vonë u ndalën te zhvillimi i një ndeshjeje 11 kundër 11. Këtë herë vëmendja e Franko Lerdës ishte e gjitha te skemat. Provoi disa, ndërsa duhet thënë që rehatin e gjeti te 43-3. Me një mbrojtje të ngjeshur dhe sulm një sulm agresiv, duket se italiani ndihet më komod. Prej sulmit kërkonte më shumë lëvizshmër­i, si me top ashtu edhe pa dhe kjo për një qëllim të qartë, pasi pret që të shpërqendr­ojë kundërshta­rin. E megjithatë, në momente të veçanta ky modul konvertohe­j në 2-5-3. Rolin kryesor këtu e bënin dy mbrojtësit anësorë, të cilët zhvendoses­hin në mesfushë duke mbipopullu­ar zonën. Tre nga 5 mesfushorë­t viheshin në ndihmë të mbrojtjes, duke krijuar një bllok në qendrën e saj, konkretish­t në rolin e shkatërrue­sve të sulmit kundërshta­r. Dy mesfushorë e tjerë (mbrojtësit anësorë) mbështesni­n gjithmonë tre sulmuesit e avancuar, duke alternuar krosimet herë majtas e herë djathtas, në mënyrë që pyka të dalë gjithmonë i lirë. Porositë nuk u ndalën deri në fund, ndërsa disa herë trajneri u pa që të ndalte edhe lojën derisa lojtarët të kuptonin idenë e tij.

SOLOMON – Theofilus Solomon përfundon në Itali. Sulmuesi i ardhur nga Kroacia te Partizani ka marrë leje nga klubi për të shkuar përtej Adriatikut për çështje dokumentac­ioni. Nga sa thuhet, atje i jeton familja, ndaj ka për të mbyllur disa punë të tijat. Nuk dihet se kur do të rikthehet, por ka të ngjarë që do të jetë gati për Kukësin.

MERKATO – Sulmi mbetet “peng” i Asanit. Partizani do të afrojë një tjetër sulmues, por vetëm nëse anësori nga Shkupi do të shitet. Sakaq, merkatoja vazhdon të jetë e hapur për mbrojtjen. Klubi po insiston për një lojtar të krahut të djathtë, pasi vetëm kështu do të dublonin edhe Labinot Ibrahimin.

GRUMBULLIM­I – Partizani prej së hënës do të zhvendoset në Elbasan, qytet ku do të luhet edhe Superkupa e Shqipërisë. Kundër Kukësit do të përballen më 18 korrik, ndaj java e ardhshme do të shërbejë e gjitha në kuadër të kësaj sfide. Ka qenë vetë trajneri që e ka kërkuar një gjë të tillë, për t’u ambientuar me klimën dhe për shkak të fushës. Franko Lerda pret që ta stërvitë ekipin këto ditë në terren me bar natyral.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania