Panorama Sport (Albania)

Luftëtari i Dalipit e nis mbarë, goli i Hysenit thyen Apoloninë

Klubi ka harruar të korrë barin, miqësorja degdiset te “Fusha e Vjetër”

- Tomor Shehu

Luftëtari thyen Apoloninë. Një gol i Erald Hysenit ka mjaftuar për miqësoren e zhvilluar dje përballë skuadrës që pretendon këtë vit të ngjitet në elitë. Me stadiumin “Gjirokastr­a” që është harruar t’i korret bari, drejtuesit e kanë degdisur këtë ndeshje në terrenin sportiv “Fusha e Vjetër”. Ndonëse kampionati starton më 24 gusht, në klub nuk e kanë parë të udhës që fusha ka nevojë të mirëmbahet.

MIQËSORJA – Klevis Dalipi e shfrytëzoi testin e djeshëm për të parë më nga afër gjendjen fizike të skuadrës. Fillimisht i besoi fanellën e titullarëv­e më të mirëve, teksa hodhi në fushë lojtarët që kanë mbetur nga sezoni i fundit dhe të rinjtë premtues që kanë marrë. Loja nisi e qetë dhe me qarkullim të dendur të topit në mesfushë. Luftëtari me gërshetimi­n e lojtarëve të përvojës dhe të resë u shfaq më këmbëngulë­s se Apolonia, edhe pse ishte më i freskët fizikisht. Falë përvojës së Rrapos, Demos, Açkës dhe Hysenit, si dhe pranisë në portë të gjirokastr­itit Avernold Qyrani, Luftëtari e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0. Ishte minuta e 24-t kur Hyseni pasi merr një top të gjatë nga mesfusha, depërton në thellësi të prapavijës së Apolonisë dhe nga afro metra gjuan dhe dërgon topin drejt e në rrjetë. Në pjesën e dytë të dy trajnerët, si Dalipi ashtu edhe Mërgjyshi aktivizuan të gjithë lojtarët që kishin në stol. Edhe pse ritëm dhe raste pati, portat mbetën të paprekura. Një nisje e mbarë për Luftëtarin e Klevis Dalipit, çka të bën të besosh tek objektivi dhe misioni që kërkon të përmbushë elbasanasi në krye të stolit bluzi. Nga ana tjetër, Apolonia në pjesën e parë, si dhe në gjysmën e pjesës së dytë u tregua më racionale në lojë e saj.

TË PRANISHMIT – Kjo ishte e para ndeshje testuese për të besuarit e Klevis Dalipit, ndaj në stadium nuk mund të mungonin edhe drejtuesit më të lartë. Presidenti i ri, Artan Laze, drejtori sportiv, Artan Dade, dhe ai teknik, Klodian Duro, vëzhguan nga afër ekipin. Nuk mungoi as presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania