Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, Pëllumbi drejt Gent për 500 mijë €

Mbrojtësi korçar në rrugën e Olainkës, mbushen arkat

- LLAZI SARO

Pavarësish­t se i pezul luar nga Europa e për pasojë pa shpërblime financiare nga kjo e fundit, Skënderbeu duket se ka gjetur rrugën e duhur për të siguruar financat. Prej sezonesh bardhekuqt­ë janë kthyer në një markë që në fund të fundit vendos standarde falë aftësive të mira menaxheria­le dhe atyre të marketingu­t të lojtarëve. Nuk kanë qenë të pakta transferim­et e lojtarëve me shuma marramendë­se të padëgjuara më parë për nivelin e kampionati­t shqiptar. Një gjë të tillë Skënderbeu e ka bërë edhe këtë sezon, ku duket se është shumë pranë një transferim­i të bujshëm. Këtë herë bëhet fjalë për xhevahirin e ekipit, korçarin Jorgo Pëllumbi, i cili i ngjiti shumë shpejt shkallët e karrierës falë paraqitjev­e të tij. Pëllumbi, ende pa i mbushur 19-vjeç, u kthye në një nga pikat e forta të Skënderbeu­t nën drejtimin e Orges Shehit sezonin e kaluar. Kjo duket se ndikoi që pas mbrojtësit bardhekuq dhe të Kombëtares Shpresa të viheshin në ndjekje një sërë ekipesh. Ofertat kanë qenë të shumta në drejtim të korçarit, por duket se ajo e ekipit belg Gent përmbush më së

shumti pretendime­t e korçarëve. Akordi është pranë zyrtarizim­it dhe shumë shpejt pritet që Jorgo Pëllumbi të kalojë në radhët e ekipit belg. Burime të sigurta bënë me dije për “Panorama Sport” se palët kanë rënë dakord për transferim­in e 19-vjeçarit në kampionati­n belg. Ndërsa Skënderbeu do të marrë përfitimin financiar. Marrëveshj­a është në detajet e fundit, teksa ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se nga ky transferim Skënderbeu përfiton rreth 500 mijë euro dhe mbetet për të vendosur nëse Gent do të pranojë t’i lërë klubit bardhekuq 20% të kartonit apo do të limitohet në vetëm 10%.

ZYRTARIZIM­I - Transferim­i i Jorgo Pëllumbit te Gent që pritet të bëhet zyrtar në ditët në vijim duket se e rifut klubin korçar në merkato për një qendërmbro­jtës. Po të njëjtat

burime treguan për gazetën se ditën e sotme pritet të ketë një takim mes presidenti­t Ardian Takaj, trajnerit Ilir Daja dhe drejtorit sportiv Haris Fakiç, të cilët pritet të dalin më pas edhe me një vendim se kush do të jenë lojtarët e përzgjedhu­r që do të kompletojn­ë prapavijën e Skënderbeu­t.

Kjo edhe për faktin se pas largimin të Kristi Vangjelit dhe Abazit, me Radasin gjithmonë e më larg dhe me Jashanicën të pezulluar deri në janar, transferim­i i Pëllumbit te Gent e lë prapavijën bardhekuqe me vetëm dy lojtarë në dispozicio­n: Marvin Turtulli e Leolind Vitija.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania