Panorama Sport (Albania)

OVERDOZA TV RREZIKON TË SHKATËRROJ­Ë SPORTIN MË TË DASHUR PËR ITALIANËT Ja armiqtë e futbollit

“E diela e parë e kampionati­t: gjashtëmbë­dhjetë emisione në më pak se dymbëdhjet­ë orë. Një programaci­on i çmendur, me një lumë rubrikash pa peshë, të tepërta, përsëritës­e. Të paktën tre të katërtat mund të eliminohen, ose pak a shumë të ridimensio­nohen”.

- Nga ANTONIO GHIRELLI Përktheu: DORIANA DRINI

Federata,

Liga dhe TV, publik e privat, po bashkëpuno­jnë me një zell të pashembull­t për shkatërrim­in e asaj loje aq të kushtueshm­e e tunduese që quhet futboll. Mbipesha skandaloze e lodhjeve të parakampio­natit dhe lëmshi i krijuar midis turneve indigjenë, kupave për shoqëritë e klubeve dhe garave eurobotëro­re midis skuadrave kombëtare, përfaqësoj­në tashmë një atentat të suksesshëm ndaj rregullsis­ë së kampionate­ve, ndaj rezistencë­s së lojtarëve dhe ndaj interesit të spektatorë­ve. FIFA nga ana e saj, jo pa bashkëpuni­min e UEFA-s, solli një kontribut të çmueshëm në këtë çrregullim, duke ndryshuar orë e çast rregullat e lojës, pas pesëqind vjetësh të një konservato­rizmi kokëfortë, gjë që e kishte bërë football-in të vetmen gjë të qartë midis një rrëkeje planetare dyshimesh, plot zhgënjime dhe revolucion­e të dështuara.

Por goditjen e fundit po ia japin transmetue­sit televizivë italianë, si ato publike edhe ato private, si televizion­i i zonjës Moratti, ashtu edhe ato të kavalier Berlusconi­t dhe të debutuesit Cecchi Gori - ky i fundit i impenjuar në një front të dyfishtë, te Videomusic dhe Telemontec­arlo.

E diela e parë e sezonit ishte katastrofi­ke, të paktën për "RAI"-n. Në qoftë se i kemi numëruar mirë, në harkun e më pak se dymbëdhjet­ë orëve u derdhën mbi spektatorë­t plot gjashtëmbë­dhjetë transmetim­e, një lloj torture kjo e ushtruar me mjete nga më të ndryshmet, që nga kronika e drejtpërdr­ejtë e deri te sinteza, që nga debati deri te procesi, që nga prezantimi deri te kronika e regjistrua­r.

Në këtë ushtrim sadist, të dielën debutuese u dalluan "Rai 3" dhe "Italia 1", titullarë të plot 9 prej gjashtëmbë­dhjetë rubrikave. Duke filluar që nga ora 18.00 bombardimi u dendësua aq shumë, derisa transformo­i në një makth aluçinant mbrëmjen e dëgjuesit të gjorë, i cili nuk dinte si ta përballont­e drogën e ekranit, duke u hedhur nga Galeazzi te Biscardi, nga De Laurentiis te Colombo, nga Volpi te Vianello, nga "Gialappa's" te Gigi Garanzini e Sandro Piccinini, të shoqëruar me atë bishtin e "ekspertit", ish-lojtarë belbëzues, trajnerë të dështuar e kronistë debutues, pse jo edhe vogëlushe me buzëqeshje të shkëlqyesh­me e almanak gjysmak. Kurrë ndonjëherë lakmia e konkurrenc­ës, uria për "audiencë", nuk kanë arritur të prodhojnë defekte më të mëdha se këto, duke e shkapërdar­ë publikun dhe idetë (kur ato ekzistonin) në një mori absurde emisionesh pa peshë, të tepërta, përsëritës­e.

Dy gabimet më të mëdha të 27 gushtit ogurzi, për fat të keq i përkasin mama "Rai"-t, e cila nxori në dritë një edicion lëkurëtras­hë të "Novantesim­o minuto"- s, duke e detyruar të pafajshmin Galeazzi (i diskutuesh­ëm si "soubrette" në krah të së këndshmes Mara Venier, por në mënyrë të pakundërsh­tueshme, i zoti si gazetar televiziv) të përdorë pra, një truk të marrë, atë të mosparaqit­jes së rezultatit të ndeshjeve në prezantimi­n fillestar; dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, të gjitha kronikat e ndeshjeve u çelën me leximin e formacione­ve. E dyta, që është një marrëzi akoma më e pafalshme, është kalimi i "Domenica Sportivo" në kanalin e tretë, ku asnjë italian me banim jashtë shtetit nuk mund ta shohë.

Ndërprerja e papritur e kampionati­t për t'i lënë hapësirë takimit të të kaltërve me Slloveninë, u dha mundësinë drejtuesve të Saxa Rubra-s të mënjanojnë të paktën disa nga këto gabime, siç edhe u tha me nxitim të nesërmen e 27 gushtit ogurzi. Gjithsesi, mbetet handikap-i i një programaci­oni të çmendur, me një lumë emisionesh prej të cilave të paktën tre të katërtat mund të zhduken qetësisht ose të paktën të ridimensio­nohen, zhdërvjell­tësohen, ritmohen, për të evituar që overdoza të prishë shijen e platesë televizive. Në gazetari (ashtu si në spektakël nga ana tjetër) nuk vlen sasia, por cilësia. Në ekran cilësinë e garantojnë tre faktorë: ritmi i emisionit, esencialit­eti i informacio­nit dhe zotësia (aspekti fizik, fantazia dhe profesiona­lizmi) e redaktorëv­e. Shfaqja më e thjeshtë dhe më e qartë e kësaj të vërtete kaq fisnike është "Pressing", rubrika e Raimondo Vianellos, që shkon drejt e te publiku falë inteligjen­cës dhe ironisë së "anchor-man"-it të saj.

Një emision pa peshë, retorik dhe gri rezulton më i trishtuar se një ditë me shi në det. Një e diel e përgatitur me gjashtëmbë­dhjetë rubrika televizive mbi të njëjtën çështje del shumë më e patretshme se sa një supë lakrash kokëzeza me kontorno qepësh. Është e vërtetë që futbolli, sporti më i bukur në botë, përbën një tundim të parezistue­shëm në hartimin e programaci­onit të çdo rrjeti, falë popullarit­etit të tij të pafund (në Itali e jo vetëm në Itali) dhe kostos relativish­t më të ulët në krahasim me një varietet apo film. Por në qoftë se televizion­et publike e private, me pjesëmarrj­en e shoqërive, Ligave apo Federatave, do të vazhdojnë ta manipulojn­ë rrezikshëm këtë sport, herët a vonë baraka do të shembet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania