Panorama Sport (Albania)

Rrëfehet "argjentina­si magjik", Gonzales: Ndihem si në shtëpi

-

"Argjentina­si magjik", kështu njihet Maselo Gonzales në qytezën bregdetare. 23-vjeçari i lindur në Zarate, provincë e Buenos Aires, ka ditur të bindë drejtuesit dhe fitojë zemrat e tifozëve në vetëm një sezon me Orikumin. Ai erdhi nga Fc Telavi dhe rezultoi një blerje e jashtëzako­nshme. Lojtari shtatshkur­tër njihet për teknikën dhe shpejtësin­ë e tij, asete të cilat i kanë shërbyer të bëjë mirë gjatë ndeshjes. Ndonëse është pëlqyer edhe nga skuadrat e tjera të kampionati­t, në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", ai i ofron besnikëri skuadrës së drejtuar nga Artan Sakaj.

Si ndihet Gonzales tek Oriku?

Shumë mirë. Djemtë më kanë mirëpritur dhe mbështetur që prej ditës së parë. Ndihem si në shtëpinë time.

Ku jeni me përgatitje­t e sezonit të ri?

Përgatitje­t vazhdojnë normalisht. Trajneri është mbështetës, motivues dhe na shtyn të arrijmë maksimumin në aspektin fizik, teknik dhe në atë psikologji­k.

Çfarë vlerësimi keni për Orikun sa i takon sezonit që u mbyll?

Ishte sezoni ynë i parë një kategori më lart dhe mendoj se gjithçka shkoi shumë mirë. Skuadrat që u përballën me ne na cilësuan si një kundërshta­r të vështirë. Të luanim në pesëshen e skuadrave më të mira të grupit, tregoi fare mirë vendosmëri­në tonë dhe shpërbleu sakrificën e çdokujt në ekip.

Mendoni se ky sezon do të jetë më i mirë për ekipin? Po. Pres që ky sezon të jetë akoma më i suksesshëm. Do t'i studiojmë me qetësi të gjitha skuadrat. Ndeshjet do t'i marrim një nga një, në mënyrë që të grumbulloj­më sa më shumë pikë.

Ku qëndron sekreti i lojës së Orikut?

Durimi ishte aleati ynë më i mirë sezonin e shkuar. Të gjitha skuadrat ishin të përgatitur­a, por ne ditëm të shfrytëzon­im shumë mirë çdo mundësi që na vinte në fushën e lojës. Ky ishte një sukses personal i Orikut.

Ç'mund të thoni për miqësinë që keni me Kalenë dhe Torasën?

Ah, i kam njohur dikur këtu në Vlorë. E që prej atëherë jemi bërë shumë miq.

Cili është mesazhi që u përcillni tifozëve të Orikut? Besoni tek ne. Na mbështesni, sepse do të bëjmë të pamundurën që ta dërgojmë dhe një herë Orikun drejt majave.

Si e keni raportin me gjuhën shqipe, keni mësuar ndonjë fjalë?

Futbolli është në vetvete një gjuhë universale, të duhet vetëm një top dhe qilimi i blertë për t'u stërvitur. Për sa i përket gjuhës shqipe, mendoj se është e vështirë. Por, normalisht i kam mësuar disa fjalë.

Mund të na i thoni?

Do të përmendja: stërvitje, ndeshje, pasim, goditje, mirëmëngje­si, natën e mirë, po, jo dhe faleminder­it. Enriko Gabaj

 ??  ?? Maselo Gonzales
Maselo Gonzales

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania