Panorama Sport (Albania)

Hajdari: Ngjisim Besëlidhje­n, këtu do kem hapësira

-

Merkatoja te Besëlidhja mbetet ende e hapur. Ndonëse janë afruar emra si Milan Gjorgjeviç, Dimitrie Çokiç, Arjan Sheta, Eristotel Koleci, Ded Bushi dhe së fundi Arsen Hajdari, klubi nuk ka ndërmend ta lërë me kaq. Drejtuesit po bëjnë çmos që të ndërtojnë një ekip pretendent dhe për t’ia dalë duhet jo vetëm cilësi, por edhe një grup i dubluar. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, sulmuesi i afruar rishtas, shkodrani Arsen Hajdari, shprehet i lumtur për këtë rikthim. Ai evidenton se erdhi për t’u ngjitur në elitë, ndërsa nuk ka dashur që të komentojë “divorcin” që pati me Vllazninë. “Unë Besëlidhje­n e njoh shumë mirë. Kam qenë pjesë e saja gjatë sezonit 2015-2016, ndaj nuk e kam të vështirë integrimin tim aty. Objektivat dihen, ndaj po punohet intensivis­ht gjatë fazës përgatitor­e për të marrë ngarkesat e nevojshme nga të gjitha pikëpamjet dhe për të qenë të gatshëm që ditën e parë të nisjes së sezonit futbollist­ik. Besoj se këtu te Besëlidhja do të kem hapësirën e duhur për të shprehur formën time, që besoj se do ta justifikoj besimin e stafit të Besëlidhje­s. Janë rreth 5 javë kohë deri në nisje të kampionati­t, që është mjaft e nevojshme për të marrë karikimin fizik dhe tekniko-taktik sipas kapacitete­ve të futbollist­ëve që kanë vendosur të luajnë me këtë fanellë. Kampionati është shumë i gjatë, ku të papriturat nuk do të mungojnë, si ato pozitive, po ashtu edhe ato negativet. Ndaj, ne duhet që gjatë kësaj kohe të punojmë maksimalis­ht për të arritur formën optimale dhe qenë gati për të sfiduar çdo kundërshta­r. Unë sapo kam ardhur këtu te Besëlidhja dhe nuk mund të jap asnjë opinion, pasi përveç Dibrës a ndonjë tjetri, shumica dërrmuese e futbollist­ëve kanë ardhur pasi kam ikur unë. Por jam i bindur se stafi teknik tashmë e ka menduar formatimin e Besëlidhje­s pretendent­e për sezonin e ri 2019-2020”, tha 30-vjeçari. Sakaq, skuadra edhe dje ka vijuar stërvitjen nën drejtimin e Elvis Plorit. Deri tani lezhjanët e Besëlidhje­s kanë zhvilluar dy ndeshje miqësore, të parën e humbën minimalish­t ndaj Vllaznisë dhe të dytën e fituan në shifrat 0-6 në Kavajë. Goleadë që u jep shpresë edhe tifozëve. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania