Panorama Sport (Albania)

Baze: Kapim Superioren me 3 afrime

“Apolonia, Besa, por edhe Pogradeci janë rivalët tanë. Këtë vit duhet të braktisim... inferioren”

- ALBAN ALUSHI

Lushnja kërkon rik thimin e madh. U bënë vite larg elitës, aq sa edhe lojtarëve u është sosur durimi. Duan me çdo kusht që fundi i sezonit 2019-2020 t’i japë fund agonisë në inferiore. Gara do të jetë pa dyshim e fortë dhe këtë e kanë më shumë se të qartë, e megjithatë në kampin verdhejesh­il besojnë se do t’ia dalin. I këtij mendimi është edhe Okeljan Baze. Mesfushori, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, analizon nisjen e fazës përgatitor­e dhe merkaton. Por, të bëhen realitet. Për të hyrë në nuk ngurron që të flasë edhe për Superiore, duhet përkushtim rivalët, ndërsa përzgjedh më të dhe seriozitet. Të paktën ky fortët. “Ekipi do të kërkojë më të grup, me dy-tri afrime që janë mirën në këtë kampionat. Për premtuar, mendoj se do të kompletohe­t. këtë po përgatitem­i. Duke parë Kështu, do të jetë i afrimet dhe seriozitet­in e klubit, gatshëm për të përballuar kampionati­n mendojmë se do të japim maksimumin që pretendime­t tona dhe për të marrë

maksimumin e rezultatit, që është kalimi në Kategorinë Superiore”, u shpreh fillimisht mesfushori 28-vjeçar. Lushnja është një skuadër që bazohet te lojtarët vendës dhe gjithnjë pritet maksimumi prej tyre. “Ne vijmë nga ‘shkolla’ verdhejesh­ile e futbollit, që e ka në traditë qarkullimi­n e topit. Kemi shumë vite që luajmë bashkë. Ka lojtarë cilësorë në repartin e mesfushës, si Taullahu e Alushi. Na del për detyrë të japim shpirtin në fushë për të marrë maksimumin. Mendoj se rivalët e Lushnjës do të jenë Apolonia, Besa, por edhe Pogradeci. Janë ‘kockë e fortë’. Ne me dy-tri afrime them se kompletohe­mi. Shpresoj që të vijnë sa më shpejt këto përforcime, me qëllim që të marrim maksimumin që në fillim të kampionati­t”, përfundoi Baze.

KORESHI - Erlind Koreshi ka mbetur pa ekip. Mesfushori 32-vjeçar e mbylli sezonin e kaluar te Kastrioti, por ende nuk po gjen vend për të ardhmen. “Deri tani kam vetëm një opsion që është rinovimi te Kastrioti, por dëshira ime është që të lëviz. Kam disa oferta sipërfaqës­ore, por asgjë konkrete sepse dihet edhe organizimi i klubeve që lë për të dëshiruar. Gjithsesi, mbetem në pritje”, është shprehur lushnjari, që gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te Shkumbini, Elbasani, Partizani, Bylisi, Teuta, Tirana, Kastrioti dhe Egnatia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania