Panorama Sport (Albania)

Braçe: Ata që nuk kanë para, të zbresin nga kategoria

-

Zëvendëskr­yeministri, Erion Braçe, ka bërë një rezyme të problemati­kave të futbollit shqiptar. Në një rrëfim për “RTSH”, ai ka folur ndër të tjera në lidhje me problemet financiare që kanë hasur klubet e Superiores sezonet e fundit si dhe për pozitat aktuale të shtetit: “Nuk luftohet paracaktim­i i rezultatev­e duke u marrë me atë që e bën publik faktin. Luftohet duke mbrojtur garën”.

KAMPIONATI – “Duhet të ketë seriozitet jo vetëm për klubet e interesuar­a që marrin pjesë në garë, por edhe për ata që duhet të financojnë në futboll. Po bëhet nami, po i bëhet presion qeverisë shumë fort e të tjera me radhë për të bërë një ligj për sponsorizi­min. Nëse ne duam ta fillojmë nga A-ja, duhet ta fillojmë nga privatizim­i i klubeve të futbollit. Pastaj nga bilancet e tyre, pastaj nga buxhetet e tyre, duke vendosur një rregull të qartë: ajo që ka buxhet dhe natyrisht ka një menaxhim të tillë pozitiv, le të marrë pjesë në garë, ajo që nuk ka, zbret nga kategoria ku nuk i duhen më aq shumë para për ta mbajtur ekipin e futbollit”. LIGJI I RI – “Porosia e kryeminist­rit është që në shtator do të kemi në tavolinat e qeverisë në miratim paketën e plotë të ndryshimev­e në ligje që implikojnë jo vetëm futbollin, por gjithë sportin. Do t’i qëndrojmë kësaj, draftet janë gati nga ministria”.

TRUKIMET NË FUTBOLL – “Shqipëria ka marrë një goditje themelore, shumë të fortë, pas vendimit të fundit të organeve kompetente që administro­jnë drejtësinë sportive pikërisht në këtë aspekt, në aspektin e ndershmëri­së së garës, në aspektin e paracaktim­it të një gare sportive. Ne mund t’u çojmë para akoma më tepër klubeve të futbollit, apo klubeve të sporteve të tjera. Mund ta bëjmë këtë gjë, por askush nuk garanton që pas një viti apo pas dy vitesh nuk do të jemi prapë në këtë gjendje siç jemi sot dhe këto lidhen bashkë. Nëse nuk ka garë, edhe sikur lehtësitë më të mëdha fiskale të bëjmë ne, nuk ka të çmendur që të vijnë të hedhin para në një garë të paracaktua­r”. AMNISTIA FISKALE – “Kur ti paske para për të blerë lojtarë, pse nuk paske para për të paguar detyrimet fiskale? Ç’logjikë është kjo? Më keq akoma, lexova një lajm që janë takuar dy presidentë dhe filani i thotë shih shembullin e atij klubit se mos bën një marrëveshj­e”. POLEMIKAT ME SHTETIN – “Këta janë njerëzit dhe këto janë dy fytyrat e tyre, kur kanë nevojë për para dhe fuqinë e shtetit drejtohen këtej. Nuk menaxhojnë dot garën e tyre në të dyja aspektet, edhe kur ka dhunë nëpër stadiume, nuk menaxhojnë dot garën e tyre edhe thonë ku është shteti, ku është shteti. Kur hyn shteti, thonë pse shteti hyn me putër e nuk hyn me bisturi”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania