Panorama Sport (Albania)

Ujkani: Sfida me Milanin i shërben Kosovës, shpresoj në një miqësore spektakola­re

Portieri veteran "bekon" vizitën e italianëve në Prishtinë

-

Samir Ujkani, pas një përvoje dhjetëvjeç­are në klube të ndryshme italiane, tashmë është një lojtar i lirë pas ndarjes me turqit e Çaykur Rizespor. I kontaktuar nga mediat italiane në prag të sfidës së Milanit me Feronikeli­n, portieri i lindur në Vushtrri ka deklaruar: "Miqësorja mes Feronikeli­t dhe Milanit është një rast i mirë për Kosovën për t'u bërë edhe më shumë e njohur". Problemet politike nuk kanë lidhje me sportin, por Ujkani e di fort mirë se vizat janë një problem madhor për bashkëkomb­ësit e tij, të cilët nuk mund të lëvizin lirshëm në Kontinenti­n e Vjetër. Prej vitesh kosovarët kanë emigruar larg atdheut, por edhe sot problemi i vizave është një konstante e jetës së kujtdo që zotëron një pasaportë të Republikës së Kosovës. "Tifozëve me pasaporta kosovare nuk u lejohet të udhëtojnë nëpër Europë pa vizë, ndaj shumica prej tyre e kanë të pamundur të shohin një ndeshje të Milanit në 'San Siro'. Sfida e nesërme (sotme) në 'Fadil Vokrri' është një nga mundësitë e rralla

për milanistët në Kosovë që të shohin Milanin", sqaron i emocionuar Ujkani për "Tuttomerca­toëeb". Dy herë me fanellën e Palermos dhe një herë me të Novarës, portieri 31vjeçar e ka sfiduar Milanin në tri raste në fushë. Gardiani i kombëtares së Kosovës nuk regjistron asnjë fitore në karrierë ndaj klubit italian, por

nuk e fsheh kënaqësinë për vizitën e kuqezinjve në Prishtinë. "Jam i bindur që për shumë njerëz do të jetë një përballje e veçantë, edhe pse thjesht miqësore vere. Shpresoj shumë që të jetë një ndeshje spektakola­re dhe që njerëzit ta shijojnë në maksimum", përfundoi deklaratën e tij Samir Ujkani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania