Panorama Sport (Albania)

Donaruma, “çelësi” i Milanit për të zhbllokuar merkaton

Korrea mbetet "ëndrra", Maldini do buxhet ekstra

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Na ndajnë edhe 24 ditë nga skadenca e afatit të merkatos për ekipet e Serisë A. Me pesë blerje të kryera, Milani vijon të planifikoj­ë të tjera afrime në skuadrën e drejtuar nga Marko Xhampaolo. Buxheti prej 90 milionë eurosh i vënë nga fondi "Elliott" është thuajse i shpenzuar, ndaj për të tjera blerje nevojiten para që mund të vijnë nga largime prestigjio­ze.

Sulm nga Parisi - Megjithëse me shumë probleme kundrejt "Fair Play-t Financiar", PSG planifikon një tjetër ofensivë në drejtim të Milanit për Xhanluixhi Donarumën. Areola nuk bind askënd në "Parc des Princes", ndaj Leonardo kërkon të sjellë në dispozicio­n të Tomas Tuhel një portier niveli. Xhixho duket ideali për kampionët e Francës, që thuhet se janë gati të shpenzojnë 60 milionë eurot e nevojshme për t'i rrëmbyer "Djallit" numrin 99. U duk se 20-vjeçari do të vijonte karrierën si kuqezi, por nevojat e klubit në bilanc mund ta kthejnë në të sakrifikue­shëm. Shitja e Donarumës, siç thamë, do t'i sillte 60 milionë euro përfitim Milanit dhe këto para do të investohes­hin menjëherë për të arritur

tek Angel Korrea. Atletiko vijon të presë çekun 50 milionë eurosh nga Milano, teksa Maldini pret uljen e momenteve të fundit për të mos shpenzuar më shumë se 45 milionë euro. Në aspektin e shpenzimev­e, gjithçka do të varej nga Reali i Madridit. Nëse Florentino

Perez bindet të shpenzojë milionat për Nejmar, PSG do të kishte paratë e nevojshme për të blerë portierin e Milanit e njëkohësis­ht për të qenë në rregull me normativat e UEFA-s.

Shitja e Donarumës mund të mos jetë e vetmja. Megjithëse trajneri

SUPERMARKE­T -

Xhampaolo është marrosur pas Susos, spanjolli vijon të jetë në treg. 30 milionë euro do të mjaftonin për ta larguar nga Milano kuqezi, por deri më sot vetëm Roma ka shfaqur qëllime serioze ndaj mëngjarash­it të lindur në Kadiz të Spanjës. Përveç Susos, në listën e "zezë"

është edhe Frenk Kesi. Afrikani ishte pranë Uolvesit, por pretendime­t e tij për një klub niveli bënë që akordi me anglezët të dështonte. Nga kjo dyshe, Paolo Maldini pretendon të grumbulloj­ë deri në 60 milionë euro dhe këtij buxheti mund t'i shtoheshin të tjera para nga

largimet e mundshme të Kastijehos dhe Andre Silvës. Portugezi mbetet peng i rrogës (3 mln € në vit), ndërsa spanjolli pasi u përfol për një kontakt me Valencian, vijon të luajë si partner i Piontekut në miqësoret parasezona­le, gjithmonë në pritje të ofertës së duhur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania