Panorama Sport (Albania)

Një mal me muskuj që bën muzikë, ja bota e belgut

-

Një mal me muskujt që vrapon me një shpejtësi të frikshme ( 36 km/ h), duke “përpirë” gjithçka dhe këto. Kjo është një histori ekstreme dhe e përmbledhu­r e Romelu Lukakut, i cili në karrierën e tij i ka djegur gjithmonë etapat dhe i ka bërë të gjithë të flasin për të me armën më të mirë: golat. Duhej një ndryshim rrënjësor në karrierën e tij për të qenë në të njëjtën linjë me trendin e historisë futbollist­ike, e cila ka parë rritjen e njëpasnjës­hme të kartonit të tij, transferim pas transferim­i. Lidhur me këtë, edhe rrogën që duhet t’i garantohej gjigantit belg. Një goditje që klubet e mëparshme e kanë bërë me bindje dhe kanë marrë përgjigjet e duhura. Anderlehti e rriti dhe pastaj e la të largohej për 17 milionë euro. Pas 6 vitesh, Mançester Junajtid pagoi 84.7 milionë euro për të bindur Evertonin që ta shiste. Këtë herë, kostoja e kartonit të tij nuk është e njëjta, ashtu si rroga. Por kjo nuk ndodhi për shkak të çështjeve teknike. Te Junajtid ishte jashtë projektit, ndërsa Interi bëri këtë goditje.

MBRET NË ANGLI- Në Premier Ligë, Lukaku ka mbajtur veshur fanellën e Çelsit, Uest Bromuiç, Evertonit dhe Mançesteri­t, duke u bërë golashënue­si i nëntë i huaj më i miri në historinë e Premier Ligës. Ai madje ka arritur të jetë golashënue­si i tretë më i mirë në aktivitet pas Agueros dhe Kejnit. Lukaku u bë lojtari i pestë i ri që ka arritur rekordin e 100 golave në kampionat. Ishte vetëm 24 vjeç e 322 ditë. Majat më të larta të karrierës së tij i arriti me Evertonin, ku shënoi 68 gola në 141 ndeshje, ndërsa në Europa Ligë 8 gola në 9 ndeshje.

IMAZH- Në shtetin e tij, Lukaku është një idhull. Me fanellën e Belgjikës është lojtari që ka shënuar një “mal” me gola (49), 5 prej të cilëve në kampionati­n botëror. Romelu është një qytetar i botës së tij dhe ka popullarit­et në të gjithë globin. “Puma” e ka si imazhin e saj, ndërsa në “Instagram” ai ka 4.7 milionë ndjekës. Pasioni për muzikën e ka bërë që të bashkëpuno­jnë me reperin e njohur “TheColorGr­ey”, me të cilin ka disa këngë. Tani kërkon që të “pushtojë” Interin, ndoshta me një tjetër rekord. Rekord, i cili nuk është për të gjithë, ashtu siç tha vetë sulmuesi në ditën e parë me fanellën zikaltër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania