Panorama Sport (Albania)

Zhoze Murinjo: Ja pse nuk u ktheva në Milano

-

Zhoze Murinjo do të shfaqet në një nga 9 seritë e tij të filmit “The Making of” për “Dazn”. Një pjesë e intervistë­s së tij ishte edhe Tripleta e famshme e fituar me Interin në 2010- ën. Në dokumentar­in prej 23 minutash shfaqen edhe disa nga protagonis­tët e natës magjike në Madrid. Portieri Zhulio Sezar kujton me nostalgji fitoren 20 ndaj Bajernit, duke falënderua­r trajnerin portugez për suksesin që solli në klubin zikaltër. “Ne kishim vuajtur jo pak në të shkuarën, por më pas erdhi Murinjo dhe ne arritëm të fitonim Championsi­n, të cilin e kishim si qëllim që nga starti i sezonit”. Ndërkohë, ish- trajneri i italianëve tregon se si arriti të fuste konceptin e “familjes” në skuadrën e Interit. “Lojtarët ishin më shumë se shokë, ata ishin vëllezër. Suksesi në Madrid filloi të lindte në momentin që morëm vesh se kundërshta­r do të ishte Bajerni. Pata një takim me presidenti­n Masimo Morati, të cilit i tregova se kisha një avantazh shumë të mirë ndaj trajnerit Luis Van Gal që drejtonte skuadrën gjermane, kjo ishte egoja e tij. Finalja u fitua përpara se të luhej”, u shpreh Murinjo. Ndërkohë, nëse ruan një kujtim të bukur nga futbolli në Itali, Zhoze u përgjigj: “Kam fituar shumë aty, kjo ka bërë që të kem një lidhje speciale me atë vend. Milito? Fituam 3 finale në 15 ditë dhe ai shënoi katër gola decizivë, historike”. Arsyeja pse portugezi zgjodhi Realin e Madridit mbetet ende një mister për shumë tifozë të Interit të cilët shpresonin në një qëndrim të tij në Milano edhe pse ata kishin fituar çdo trofe të mundshëm. “E refuzova dy herë Realin kur isha në Milano. Nëse do të isha rikthyer atë natë nga Madridi, atëherë do të kisha qëndruar tek Interi. Edhe pse vendimi ishte marrë përpara”. Dokumentar­i i “Danz” do të mund të shihet nga shumë tifozë të Interit dhe jo vetëm, të cilët kujtojnë me nostalgji mbrëmjen e 22 majit të 2010-ës, ditën kur skuadra e tyre shkroi një pjesë të rëndësishm­e të historisë së një prej klubeve më të njohura në botë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania