Panorama Sport (Albania)

Interi pa frena, tani do edhe Milinkoviç-Saviç

Lacio kërkon më shumë se 75 mln euro për yllin e skuadrës

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Blerja e Romelu Lukakut pritet të jetë vetëm goditja e parë e Interit në një muaj të ngarkuar si gushti. Objektivi i radhës për skuadrën zikaltër është të plotësojë repartin e sulmit duke sjellë në ekip Edin Xhekon nga Roma. Por deri atëherë drejtuesit e 18 herë kampionëve të Italisë do të tentojnë të afrojnë edhe një mesfushor cilësor. Emri i parë në listë është serbi i Lacios, Milinkoviç-Saviç. Por transferim­i i tij në Milano nuk është një shëtitje në park. Më parë skuadra e Interit duhet të shesë. Mauro Ikardi dhe Zhao Mario priten të jenë largimet e radhës nga skuadra italiane. Ish-numri 9 i Interit është duke i rezistuar shitjes në skuadrën e Napolit, pasi mendon vetëm për Juventusin. Ndërkohë, zikaltrit pranojnë vetëm një shkëmbim me Dibalën, gjë që është e pamundur nga kampionët e Italisë, të cilët nuk pranojnë një shkëmbim të tillë me Interin, pasi kërkojnë ta mbajnë argjentina­sin në skuadër. Me Ivan Perisiç që është pranë kalimit te Bajerni i Mynihut, zikaltrit po mendojnë seriozisht

për të sjellë në skuadër serbin shtatlartë për të cilin ka pasur interesim edhe nga Juventusi. Saviç u mendua se do të shkonte te Mançester Junajtid, pasi nga “djajtë e kuq” mund të largohet Pol Pogba, i cili është drejt Madridit. Presidenti i Lacios,

Lolito, kërkon jo më pak se 75 milionë euro për mesfushori­n, një shumë që për momentin nuk mund të paguhet nga Interi pa mbushur arkën. Nëse Marota do të sjellë paratë e nevojshme në klub nga shitja e Mauro Ikardit, Zhao Marios dhe Ivan Perisiçit, atëherë tifozët

zikaltër mund të bëhen gati për një tjetër goditje të madhe pas ardhjes së Lukakut. Antonio Konte do të kishte më në fund skuadrën që ëndërron. Ishtrajner­i i Juventusit që zgjodhi të punojë me rivalët zikaltër kërkon të sjellë në

Milano titullin kampion, një trofe që mungon që prej sezonit 2009-2010, kur trajner ishte Hoze Murinjo. Portugezi arriti të shkruante historinë duke fituar tripletën e famshme, diçka që nuk e kishte bërë më parë asnjë skuadër italiane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania