Panorama Sport (Albania)

U zhvesh edhe nga 9-ta, Juventusi gati t'ia rikthej Ikardit

Interi i prish punë më sponsorët, Mauro xhindoset

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në fillim u zhvesh nga garancia e rolit të titullarit, më pas nga hierarkia në dhomat e zhveshjes dhe si rrjedhojë edhe nga spaletat e kapitenit të skuadrës, por dje kupa u mbush. Fakti që Mauro Ikardit i zhveshën edhe numrin që e ka karakteriz­uar nga momenti i parë që zbarkoi tek Interi, kjo ishte vërtet e tepërt. Një tjetër shuplakë nga ana e drejtuesit zikaltër, e cila sigurisht që mund t'i ketë dhembur më shumë sesa dy lëvizjet e para, të cilat erdhën edhe si rrjedhojë e divergjenc­ave financiare për çështjen e rinovimit, që lindën mes presidencë­s dhe bashkëshor­tesmenaxhe­re, Vanda Nara. Shkurt dhe qartë, Mauro Ikardi, tani më shumë se çdo herë tjetër, është i detyruar që të largohet, pasi një ofendim të tillë ndoshta nuk e kishte menduar, por për disa raste specifike edhe nuk e meritonte. Por tashmë gota është thyer dhe asgjë nuk duket se mund ta ngjisë më. Interi çdo ditë bën lëvizje të qarta që nënvizojnë ngricën totale që ekziston dhe do të ekzistojë edhe në të ardhmen mes palëve, nëse argjentina­si mendon të qëndrojë qoftë edhe me forcë në Milano. Prandaj, zgjidhja më e mirë për futbollist­in është që të ndryshojë ambient. 9-TA NË TORINO

Skuadra që mund t'ia rikthejë numrin që iu hoq me forcë është Juventusi. Diçka e tillë dihet prej kohësh, duke qenë se për një transferim të Ikardit në Torino përflitet prej shumë kohësh, madje tashmë është bërë edhe disi e mërzitshme, por ende asgjë serioze nuk duket se po lëviz. Gjithsesi, merkato është ende e gjatë dhe Juventusi vazhdon të punojë për të larguar të paktën dy lojtarë mes tre sulmuesve, Gonzalo Higuainit, Mario Manxukiçit dhe Paulo Dibalës. Në rastin e këtij të fundit, "TuttoSport" nënvizon se në selinë e bardhezinj­ve janë zotuar që Dibala mund t'i shitet kujtdo, por kurrsesi Interit, përndryshe janë gati që ta mbajnë në Torino deri në përfundim të kontratës. Qëndrimi i Juves është i qartë për Paulon, por duket shumë i qartë edhe për një blerje të Ikardit, sepse edhe fakti që numri 9, i cili i përkiste Higuainit, iu ndalua, me "Pipitan" që kaloi te 21-shi, është një lëvizje që tregon se ndoshta 9-ta i është premtuar ish-kapitenit të Interit. Pa dyshim që kjo do të ishte një ndër ato lëvizje bombastike, ndër ato transferim­e që do të mbeteshin në historinë e urrejtjes sportive që ekziston mes

Juves dhe Interit, por që sigurisht, me ngjarjet e fundit të ndodhura në Torino, mund të bëhet shumë shpejt realitet. Ndoshta, tani më shumë se kurrë do të jetë vetë "Maurito" ai që do të kërkojë të gjejë një marrëveshj­e me kampionët e Italisë, sepse nga dita e djeshme, nuk

është tronditur vetëm krenaria e lojtarit, por rrezikojnë të tronditen edhe themelet e kasafortës së tij ku grumbullon paratë. Arsyeja lidhet me disa sponsorë që kanë nisur të irritohen pas heqjes së numrit 9 që i kanë bërë Ikardit dhe nuk duken gati për të rinovuar kontratën me lojtarin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania