Panorama Sport (Albania)

Dibalën e frenoi Leonardo, ja oferta monstruoze

Drejtori i PSG-së nxori nga loja Totenhemin

-

E përditshmj­a angleze, "Daily Mail", ishte ajo që garantoi për firmën mes Totenhemit dhe Paulo Dibalës, por ndërkohë, pas mbylljes së merkatos në hyrje për skuadrat e Premier Ligës, i njëjti burim konfirmon edhe arsyen e frenimit të tratativës mes palëve, pasi vetë klubi i Juventusit kishte rënë dakord më "Spurs"-at. Duke qenë se edhe e fejuara modele e shtynte drejt një transferim­i në Londër, ai që ndërhyri mes argjentina­sit dhe Totenhemit ka qenë Leonardo. Drejtori sportiv i PSG-së, i cili prej kohësh ndjek Dibalën, i ka kërkuar numrit 10 të "Zonjës së Vjetër" që të mos pranojë asnjë klub tjetër në rast se do të kërkojë që të lërë Torinon. Ftesa dhe oferta e bërë drejtpërdr­ejt nga Leonardo për t'iu bashkuar në Paris është pa dyshim nga ato më tundueset dhe shumë herë më e lartë, si për Juven, ashtu sikurse për vetë Dibalën, duke parë termat ekonomikë: Paulos i është premtuar një pagë prej 12.5 milionë eurosh, plus bonuse për pesë vitet e ardhshme (gati dyfishi që fiton në Torino), ndërsa për bardhezinj­të kanë gati 89 milionë euro. Në këto terma financiarë duket normale që Dibala të tërhiqej pas, ndoshta edhe vetë Juventusi, që tre orë përpara mbylljes së merkatos

doli me një komunikim zyrtar se akordi me Totenhemin kishte sfumuar. Dhe duke parë se në Itali dhe Francë merkato do të jetë e hapur deri në fund të muajit, sigurisht që të tria palët kanë kohën e mjaftueshm­e për të arritur në një akord mes tyre. Vetëm në këtë mënyrë, pra, duke shitur Dibalën

te PSG-ja, Juventusi mund të mendojë më pas që të nisë sulmin final për Mauro Ikardin. Sulmuesi zikaltër, ndoshta tani më shumë se kurrë, do të jetë i lumtur dhe mund të shtyjë që të lërë Interin për t'u transferua­r në Torino, pasi dje klubi i ka zhveshur edhe numrin që e karakteriz­onte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania