Panorama Sport (Albania)

Bajerni nxjerr 30 mln €, Kovaç përqafon Perisiçin

Gjermanët po tentojnë huazimin me të drejtë blerjeje

-

Ai është një lojtar krahu me shumë eksperienc­ë që mund t’i bënte shumë punë Bajernit të Mynihut në këto momente: Ivan Perisiç, 30 vjeç. Sipas “Sky sport”, kroati është vënë në shënjestër nga skuadra kampione e Gjermanisë, pasi morën vesh lajmin për operimin e Leroi Sanesë që do të mungojë rreth 6 muaj për shkak të një këputjeje në ligamentin e gjurit. Gjermani ishte shumë pranë kalimit në Mynih, por dëmtimi i tij në ndeshjen e finales së Superkupës ndaj Liverpulit bëri që ky transferim të dështojë. Të paktën për momentin. Ndaj, skuadra bavareze është vënë menjëherë në lëvizje për të sjellë në Mynih një sulmues krahu. Gjermanët kanë kontaktuar Interin për të marrë informacio­ne rreth Perisiç. Kroati është jashtë planeve të trajnerit Antonio Konte dhe pritet të largohet nga Milano. Perisiç ka një kontratë deri në 2022-shin me klubin zikaltër që mendon ta shesë atë jo më pak se 30 milionë euro. Por, “Bild” shkruan se klubet kanë rënë dakord që lojtari të huazohet për një sezon dhe më pas të blihet nga Bajerni edhe pse jo me detyrim. Sipas mediave gjermane mungon vetëm “po”-ja e 30-vjeçarit që duket se nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të pranojë largimin nga skuadra e Interit. “Gazzeta dello Sport” shkruan se Ivan ka kërkuar 48 orë kohë për të kthyer një përgjigje mbi të ardhmen e tij.

KËRKESË E KOVAÇIT Ivan Perisiç është një njohës i mirë i Bundesligë­s gjermane. Në 2011- 2013, ai ka qenë pjesë e Borusias së Dortmundit përpara se të kalonte te Volfsburgu në 2013-ën ku luajti për dy sezone. Niko Kovaç mësohet të ketë qenë personi që i ka kërkuar Hasan Salihamixh­içit të kontaktojë

Interin për lojtarin. Trajneri bavarez dhe lojtari kanë origjinë të përbashkët. Niko e ka stërvitur 30-vjeçarin në kohën kur ishte trajneri i skuadrës kombëtare të Kroacisë. Marrëdhëni­a e tyre ka qenë shumë e mirë, ndaj kroati e dëshiron në Mynih. Perisiç

do të ishte një lojtar perfekt për skemat e teknikut bavarez, i cili luan me dy sulmues krahu dhe një qendre, edhe pse “Ivani i tmerrshëm” siç thërritet në Itali, vështirë se do të luajë në formacioni­n e parë të kampionëve të Gjermanisë. Kjo pasi Kingslei Koman dhe Serge Gnabri janë të pazëvendës­ueshëm për Kovaçin, i cili kërkon thjesht të pasurojë stolin. Edhe pse eksperienc­a e Perisiç mund të jetë një ndihmesë e madhe për Bajernin. 40 golat në 163 ndeshje me Interin janë një tregues i qartë që kroati nuk do të vijë për pushime në Gjermani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania