Panorama Sport (Albania)

Efenberg: Dortmundi, një kërcënim për Bajernin

-

Ish-kapiteni i Bajernit të Mynihut, Shtefan Efenberg, ka folur për “Sport 1” ku ka analizuar skuadrën e Bajernit dhe Dortmundit. Sipas Efes, verdhezinj­të do të jenë skuadra për t’u mundur.

Më në fund do të nisë Bundesliga, por më parë luhet Kupa e Gjermanisë, sa do ta ndiqni?

Kupa është një mundësi e mirë për të shkuar në Europë. Me pesë ndeshje mund të jesh në Berlin dhe nga aty në Europa Ligë. Më ka ngelur peng finalja e humbur ndaj Bremenit në Berlin në 1999-ën.

Si do ta përshkruan­it fitoren 2-0 në Superkupë të Dortmundit?

Ishte një fitore e madhe. Mendoj se ata janë përmirësua­r shumë në këtë sezon. Meritë për këtë ka edhe sistemi i lojës që përdor trajneri Lusien Favre. Sulmet e shpejta dhe zotërimi i shpeshtë i topit e kanë bërë skuadrën e Borusias shumë të rrezikshme. Ata do të jenë një rrezik për çdo skuadër në Bundesligë, përfshi edhe Bajernin. Por ajo që duhet të kenë parasysh është bërja mirë e llogarive. Kampionati është i gjatë dhe forcat duhen ruajtur deri në fund. Në sezonin e kaluar kjo gjë mungoi. Pas një faze të parë perfekte, Borusia u shpërfytyr­ua në të dytën duke humbur vendin e parë.

Po Bajerni sa të vështirë do ta ketë?

Nga kjo që thashë më sipër mund ta mendoni se Bajerni do ta ketë jo të lehtë për të mbrojtur titullin. Merkatoja e tyre ka qenë e mirë, po jo aq sa duhet. Ata janë forcuar vetëm në repartin e mbrojtjes. Por problemi i vërtetë qëndron te krahët e sulmit. Me Sanenë të dëmtuar, situata bëhet e komplikuar për bavarezët që në këto 3 javë duhet të gjejnë një zëvendësue­s.

Të rikthehemi te Kupa, mendoni se do të ketë surpriza?

Nuk besoj. Do të kualifikoh­en të gjitha skuadrat favorite, nga Bajerni, Leverkusen dhe Shalke. Në turet e tjera sfidat do të jenë më interesant­e, pasi numri i skuadrave do të pakësohet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania