Panorama Sport (Albania)

Prapaskena, Sane refuzoi të luante ndaj Liverpulit

- GUARDIOLA PESIMIST-

Lufta mes Bajernit dhe skuadrës së Mançester Sitit duket se nuk do të ketë fund. Pasi morën vesh se Leroi Sane do të operohet në gju dhe do të mungojë për një kohë të gjatë, tifozët dhe drejtuesit e klubit gjerman janë tërbuar me skuadrën angleze të Sitit. “Bild” zbuloi një fakt interesant që ka të bëjë me dëmtimin e anësorit gjerman të shtunën e kaluar në ndeshjen e Superkuës. Sipas mediave gjermane, Sane i kishte kërkuar trajnerit Pep Guardiola të mos luante. Kërkesë që është injoruar nga ish-trajneri i Bajernit, i cili jo vetëm që vendosi ta aktivizojë gjermanin, por e përfshiu atë në formacioni­n e parë. Lojtari dëmtohet gjatë ndeshjes dhe tani rrezikon të mos luajë për një kohë të gjatë. Transferim­i i tij është vënë në pikëpyetje të madhe, pasi bavarezët nuk duan të shpenzojnë shuma të mëdha për një lojtar që është i dëmtuar dhe që nuk dihet kur do të rikthehet.

Pep Guardiola, që është edhe fajtori kryesor për dëmtimin e Sanesë sipas bavarezëve, ka folur për “Sky” në intervistë­n para ndeshjes së parë të kampionati­t anglez që startoi dje në mbrëmje. I pyetur për kohën që lojtari do të qëndrojë jashtë fushës së blertë, spanjolli iu përgjigj: “Nuk e di me saktësi, nuk jam doktor. Sane ka këputur ligamentin e gjurit dhe me sa di unë, do të mungojë shumë gjatë. Unë e pres atë të kthehet në muajin shkurt ose mars. Më shumë nuk mund të them për gjendjen e tij”, tha Guardiola për gazetarët anglezë. Një tjetër sjellje që tërboi gjermanët ishte edhe fakti se skuadra e Sitit u vonua në nxjerrjen e diagnozës për dëmtimin e lojtarit gjerman duke hedhur hije dyshimi mbi gjendjen reale të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania