Panorama Sport (Albania)

Reali sulm për Nejmarin, Zidan ka aleat... PSG-në

Francezët gati të bisedojnë, ndryshe situata me Barçën

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nga ora 18:01 e së enjtes, Reali i Madridit ka hedhur vështrimin nga Parisi. Përpara kësaj ore, dëshira e madhe ishte Pol Pogba. Zinedin Zidan nuk e bëri dot realitet ëndrrën e tij për ta pasur në skuadër kampionin e botës dhe tani që merkatoja në Angli ka përfunduar, duhet të shohin alternativ­a të tjera. Sigurisht që ylli brazilian është njeri prej tyre dhe madrilenët rikthehen në skenë. Florentino Perez është i detyruar që të përmbushë të gjitha premtimet që i bëri trajnerit Zidan në momentin kur ky i fundit pranoi të rikthehej. Një nga ato ishte transferim­i i Pogbasë dhe në fakt madrilenët provuan me gjithçka. Nuk e bindën dot Junajtidin dhe u dorëzuan. Ka një “autogol” në këtë çështje nga ana e Realit. Pak kohë më parë mund ta kishte transferua­r Nejmarin, por ishte i përqendrua­r totalisht te Pol Pogba. Opsionet për francezin u shuan përfundimi­sht me mbylljen e merkatos, kur Junajtid nuk dha asnjë sinjal se mund ta lëshonte mesfushori­n.

PRITJA E GABUAR- Reali në fakt duhet të tërhiqej përpara kohe, sepse realiteti është se Junajtid nuk u ul kurrë në tavolinë për të biseduar. Perez nuk kishte ndërmend që të mbërrinte në shifrën 200 milionë euro për braziliani­n, por në fakt nuk bëri asnjë ofertë zyrtare përmes menaxherit Mino Raiola. Pogba ishte i pamundur dhe këtë duhet ta kuptojë edhe Zidani. Reali këtë do, që trajneri të bindet se drejtuesit bënë gjithçka dhe të përqendroh­et te mundësia për të blerë Nejmarin.

NDRYSHIM PLANI- Reali i Madridit jo vetëm që u përshëndet me Pogbanë, por tani situata ndryshon në 180 gradë dhe klubi kthehet sërish me idenë për të bërë një transferim “galaktiku”. Prioriteti për momentin është një sulmues duke parë dëmtimin e Asensios, i cili e lë skuadrën pa një peshë të rëndë në sulm. Tani është Nejmari, një lojtar me të cilin Reali do të bënte një goditje të madhe. Klubi spanjoll prej kohësh po e mendon se lojtari që i mungon është një yll në repartin e avancuar dhe me Nejmarin do ta gjente shkëlqimin që i ka humbur në sulm. Për momentin ka shumë faktorë që janë në favorin e madrilenëv­e. Prioriteti i Nejmarit nuk është të shkojë te Barcelona, por të largohet

nga PSG- ja. Në këtë proces të rëndësishë­m, klubi francez ka shumë gjëra për të vendosur dhe ai “luan” në favor të Realit të Madridit. Marrëdhëni­a mes PSG-së dhe Realit është e shkëlqyer, ndërsa me Barcelonën është krejt e kundërta. Raportet mes

francezëve dhe katalanasv­e janë mjaft negative për arsye nga më të ndryshmet.

KËRKOHET AKORDIPSGj­a kërkon të rikuperojë 222 milionë eurot që pagoi për braziliani­n. Francezët janë gati që të pranojnë edhe lojtarë të tjerë në tratativa dhe

madrilenët kanë futbollist­ë që mund t’i interesojn­ë PSG-së. Mund të flasim këtu për Bejlin, Kejlor Navasin, etj. Edhe Kasemiro mund të përfshihet në marrëveshj­e, por këtu janë madrilenët ata që nuk duan ta nxjerrin në merkato. Gjithçka është e hapur...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania