Panorama Sport (Albania)

Mesi thyen Ronaldon, fiton golin më të bukur të vitit

-

Goli më i bukur i sezonit 20182019 sipas UEFA-s është ai i Lionel Mesit. Lexuesit kanë zgjedhur goditjen spektakola­re të kampionit katalanas në gjysmëfina­len e parë kundër Liverpulit, e cila u fitua 4- 1. Në vendin e dytë është zgjedhur goli i Kristiano ROnaldos në sfidën Juventus- Mançester Junajtid 1- 2 në fazën e grupeve, ndërsa podiumin e mbyll goli i Danilos në ndeshjen PortugaliS­erbi ( 1- 1) për kualifikue­set e Europianit. Kapiteni i Barcelonës ka arritur të thyejë rivalin të përjetshëm me golin spektakola­r në portën e Alisonit. Ky çmim ka nisur të jepet që nga viti 2013 dhe në “librin e artë” ka vend edhe për Kristiano Ronaldon. Një vit më parë, portugezi fitoi për golin magjik me roveshatë në portën e Juventusit, ndërsa në vitin 2017 lexuesit ia kishin dhënë çmimin një tjetër juventini. Mario Manxukiç e fitoi për golin që i shënoi Realit në finalen e Kardifit, perlë e cila ishte doli pa vlerë. Pak a shumë si ajo e Mesit kundër Liverpulit, pasi këta të fundit e përmbysën në gjysmëfina­len e dytë. Barcelona mori një goditje të rëndë në gjysmëfina­le dhe nuk arriti që të bënte realitet ëndrrën për ta rikthyer kupën veshgjatë në “Camp Nou”. Leo Mesi sigurisht që do të donte ta ndryshonte këtë çmim simbolik me Champions-in, por kjo

është e pamundur. Ai shpreson që këtë vit të ketë fatin ta fitojë këtë trofe dhe përpara fillimit të sezonit dhe në prezantimi­n e skuadrës në trofeun “Gamper” tha se Barcelona i ka të gjitha mundësitë për të luftuar në të gjitha frontet dhe për të bërë një sezon fantastik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania