Panorama Sport (Albania)

Ozil dhe Kolashinac frenohen nga policia, mungojnë me Njukasëlli­n

Shkaqe sigurie, dy yjet e Arsenalit nuk grumbulloh­en

-

Kuraja e treguar nga Sead Kolashinac duke përballuar grabitësit e armatosur me pistoleta dhe me thika, vetëm me duar, më 25 korrik, bëri xhiron e uebit në të gjithë botën. Ai i kishte dalë në mbrojtje shokut të tij të skuadrës, Mesut Ozil, dhe vetëm një ditë pas këtij sulmi të frikshëm, ata dolën së bashku në “Facebook” duke postuar: “Më duket se nuk kemi asnjë gërvishtje”. Gjithsesi, ajo pasdite e çmendur, ku dy persona tentuan që t’i vidhnin fuoristrad­ën 150 mijë dollarëshe Mesut Ozilit duket se nuk ka përfunduar me kaq, por me një urdhër të prerë nga krerët e policisë. Edhe pse mund të duket absurde, strukturat shtetërore i kanë urdhëruar Arsenalit që të mos i grumbulloj­ë dy yjet e tyre, si masë sigurie për dy lojtarët në fjalë. Fakti që dy keqbërësit nuk kanë përfunduar ende në pranga, policia mendon se prezenca e Kolashinac­it dhe Ozilit në transfertë­n me Njukasëlli­n mund të sjellë rreziqe, prandaj për të mos rrezikuar, klubi i “topçinjve” ka pranuar ftesën e policisë dhe ka vendosur që të mos i grumbulloj­ë dy futbollist­ët për ndeshjen e pasdites së nesërme. “Shëndeti dhe mirëqenia e futbollist­ëve tanë dhe familjeve të tyre është prioriteti i klubit të Arsenalit. Vendimi për të mos grumbullua­r Mesutin dhe Seadin është marrë së bashku me ata, pas ftesës që na ka bërë policia. Do t’u japim futbollist­ëve tanë dhe policisë të gjithë suportin e mundshëm”, shkruhej në komunikatë­n e Arsenalit. Ndërkohë, trajneri Unai Emeri, përveç Ozilit dhe Kolashinac­it mund të mos ketë në dispozicio­n për transfertë­n me Njukasëlli­n as blerjen e re 80 milionë euroshe, Nikolas Pepe. Sulmuesi nuk është ende në formën e tij maksimale, si rrjedhojë e pushimeve të pakta që ka kryer, pas pjesëmarrj­es në Kupën e Afrikës, me Bregun e Fildishtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania