Panorama Sport (Albania)

Reagon FSHB: Kombëtarja po trajtohet për turp

“Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, s’jemi qiraxhinj”

- ARTIN LLESHAJ

Pasditja e së enjtes shënoi një nga faqet më të turpshme në historinë e sportit shqiptar, ku Kombëtarja e basketboll­it për meshkuj nuk u lejua të stërvitej në sallën sportive “Feti Borova”. Kuqezinjtë e trajnerit Bilali duhet të kryenin seancën e fundit të stërvitjes, në kuadër të ndeshjes paraelimin­atore “Eurobasket 2021”, ndaj Danimarkës, sfidë që do të zhvillohet sot në orën 15: 30 në Kopenhagen. Por kjo stërvitje nuk u zhvillua pasi sallës sportive iu vendos dryni. Ashtu sikurse ishte shprehur, Federata Shqiptare e Basketboll­it doli dje me një deklaratë zyrtare për këtë çështje. Ja dhe qëndrimi i FSHB-së:

DEKLARATA - “Episodi i papreceden­t i ditës së djeshme kur ekipit kombëtar të basketboll­i për meshkuj iu mbyllën dyert e sallës sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës, duke i mohuar edhe mundësinë për të kryer seancën e fundit stërvitore, na ka indinjuar pamasë, si federatë, por edhe si komunitet i këtij sporti. Preteksti dhe presioni i përdorur nga

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacion­it për nënshkrimi­n e një kontratë – pagese nuk duhej kurrsesi të vendoste mbylljen e dyerve për ekipin kombëtar shqiptar. Duhet theksuar këtu se gjatë përurimit të sallës në ditët e para të qershorit të 2017-ës, është thënë publikisht nga drejtuesit e qeverisë shqiptare, por edhe të pushtetit vendor, se kjo sallë do të ishte shtëpia e sportit dhe shtëpia e ekipeve kombëtare. Kjo është lehtësisht e verifikues­hme, mjafton t’u referoheni kronikave të kohës. Për këtë arsye e gjejmë plotësisht të pakuptimtë dhe absolutish­t të papranuesh­me përpjekjen për të imponuar një tarifë për stërvitjet apo ndeshjet e ekipeve përfaqësue­se të vendit, sepse nuk mundet të konsideroh­et qeraxheshë Kombëtarja shqiptare në vendin e vet. Federata Shqiptare e Basketboll­it është e ndërgjegjs­hme dhe i respekton ligjet dhe legjislaci­onin në fuqi dhe për këtë arsye, ne i kemi bërë Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacion­it, pagesat për zhvillimin në këtë sallë sportive të fazës finale të Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj, por edhe të Divizionit C të kampionati­t europian të basketboll­it për meshkuj për nën 16-vjeçarët, edhe pse të dyja këto veprimtari ishin më tepër çështje të përfaqësim­it të Shqipërisë në arenën sportive ndërkombët­are sesa çështje komerciale. Theksojmë këtu se këto pagesa kanë gllabëruar 10% të gjithë buxhetit vjetor të Federatës Shqiptare të Basketboll­it të akorduar nga buxheti i shtetit. Por FSHB-ja nuk mund të pranojë që Kombëtarja të trajtohet si çështje komerciale, pasi nuk është kurrsesi e tillë, por është çështje e përfaqësim­it

të vendit, sepse ajo përfaqëson flamurin, ngjyrat dhe himnin kombëtar. Për këtë arsye, e gjejmë të pavend imponimin e kësaj pagese për ekipin kombëtar dhe të turpshme mbylljen e dyerve për ekipin kombëtar, një veprim i papreceden­t që ka ardhur në fakt pas disa tentativav­e të mëparshme të ngjashme. Theksojmë se në asnjë vend të botës, ekipi kombëtar i basketboll­it nuk paguan për stërvitjet e tij dhe kjo e bën ngjarjen e së enjtes pasdite të papreceden­t dhe të turpshme. Për më tepër, është e pamenduesh­me që një sallë sportive

që u përurua pikërisht me një ndeshje basketboll­i, e për më tepër me një ndeshje që përçoi idenë e unitetit mbarëkombë­tar, pasi veteranët e Shqipërisë u përballën me ata të Kosovës, e për më tepër një sallë sportive që mban emrin e njërit prej ‘baballarëv­e’ të basketboll­it shqiptar si Feti Borova, t’i mbyllë dyert ekipit kombëtar të basketboll­it. Besoj se këto fakte flasin më shumë se gjithçka dhe ne bëjmë thirrje për reflektim”, shkruhet në deklaratën zyrtare të bërë nga Federata Shqiptare e Basketboll­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania