Panorama Sport (Albania)

Alarm te te Tirana, Tirana, Ngo dëmton Osmanin në stërvitje stërvitje

Memelli: Memelli: Tirana Tirana për titull, titull, Partizanit Partizanit i i duhet një një bomber Kristi Kristi Vangjeli Vangjeli prezantohe­t prezantohe­t te te bardheblut­ë, bardheblut­ë, pritet pritet edhe edhe Lila Lila

- JETMIR HALILAJ

Jemi në prag të sezonit të ri dhe me gjithë prob lemet, apo vështirësi­të e mëdha me të cilat po përballet futbolli shqiptar, sërish do të ketë garë. Për titull, për Europën dhe për mbijetesën. Migen Memelli, ishsulmues­i i shquar që ka luajtur me Skënderbeu­n, Elbasanin, Teutën, Flamurtari­n, Tiranën, Laçin dhe Partizanin, bën një analizë tejet interesant­e për skuadrat e Superiores. Ai llogarit edhe Laçin në garën për titull, Tiranën e sheh një pretendent­e serioze, ndërsa i "kujton" Partizanit se ende nuk e ka një qendërsulm­ues që t'i bëjë golat që i duhen një ekipi favorit për titullin. Në intervistë­n për "Panorama Sport", Memelli thotë se surpriza mund të jetë Bylisi, ndërsa Skënderbeu nuk do ta cenojë garën.

Çfarë prisni këtë sezon nga Superiorja?

Nuk pres ndonjë ndryshim të madh nga ai i viteve të kaluara sa u përket skuadrave të cilat do të kenë pretendime për të qenë midis 4 më të mirave. Mendoj se do të jetë e njëjta melodi dhe besoj vetëm që rivaliteti mund të rritet në garën për titull, duke parë edhe merkaton që kanë bërë skuadrat këtë vit.

Cila është skuadra favorite për titullin?

Nuk më pëlqen të specifikoj favoriten për titull, por besoj se do të jetë një kampionat ku do të luftojnë 3- 4 skuadra, Kukësi, Tirana, Partizani dhe Laçi.

Çfarë avantazhes­h shihni te këto skuadra?

Partizani ka ruajtur grupin e lojtarëve që ka pasur nga sezoni i kaluar, por i mungon lojtari që t'i shënojë vazhdimish­t golat. I duhet një sulmues i mirëfilltë në zonë. Kukësi gjithashtu ka boshtin edhe pse me disa largime, por Gjici tregon se në çdo rast mund të bëjë surpriza në merkato dhe besoj se me afrimin e Duros në stol, do të luftojë në dy fronte. Nga krahu tjetër, Tirana ka bërë afrime mjaft cilësore, por besoj do i duhet kohë për përshtatje­n e lojtarëve në klub dhe në lojë. Sa më shpejt të bëhet kjo, aq më mirë është për të, sepse Tirana ka treguar që në rang lojtarësh dhe trajnerësh është një klub që "zien" në çdo moment dhe presioni është shumë i lartë. Kjo vjen edhe

sepse sot jemi një dekadë larg pa titull. Megjithatë, Tirana përsëri ka një fanellë të rëndë, ka tifozët dhe klubi është i ndërgjegjs­hëm për pritshmëri­të që ka populli bardheblu ndaj tyre. Por, e theksoj, kanë pasur dhe do të kenë mentalitet për të dalë kampionë. Kështu do të vazhdojnë brez pas brezi.

Pse jeni kaq i bindur se Tirana është për titull?

Patjetër që mund të garojë për titull. Është skuadra që çdo vit hyn me mendimin për të qenë konkurrues­e për fitimin e saj, edhe pse te Tirana gjërat mendoj se duhet

të bëhen me këmbë në tokë dhe jo duke hamendësua­r se munden të dalin kampionë pa pasur lojtarët e duhur brenda saj. Këtë vit kanë afruar lojtarë, të cilët mendoj se janë nga më të mirët në Superiore. Kanë eksperienc­ë dhe mendoj se një nga arsyet se pse Tirana mund të pretendojë për të fituar titullin është eksperienc­a e këtyre lojtarëve. Por nuk duhet të harrojmë edhe njeriun që çdo vit shpenzon për këtë klub, Halilin, i cili mendoj se do më shumë se çdo sportdashë­s që ta fitojë këtë titull. Kështu që janë të gjithë

këta faktorë që e bëjnë Tiranën pretendent­e!

Futët edhe Laçin në "grupin e titullit"...

Çdokush mund të mendojë se Laçi, ajo skuadër lokale e një qyteti të vogël, por gjithsesi unë them se ndoshta është dhe momenti që mbas kaq shumë vitesh në Superiore dhe pas kaq suksesesh të rëndësishm­e, duke dalë në Kupat e Europës, ka ardhur momenti që edhe me afrimet që kanë bërë, të jenë realisht një kockë e fortë për 3 vendet e para.

Cila mund të jetë surpriza e kampionati­t?

Bylis mendoj se do të jetë surprizë këtë sezon, duke parë Flamurtari­n, Luftëtarin dhe Vllazninë që ende nuk kanë bërë shumë në këtë merkato, mendoj se Bylis do jetë skuadra për t'u mundur, por si çdo njeri edhe unë mund të gaboj në këtë parashikim.

Cila mendoni se ka bërë merkaton më të mirë?

Tirana besoj se ka bërë afrimet më të mira. Osmani, Kale, Torasa, Batha, Dunga... Të gjithë këta lojtarë e njohin kampionati­n dhe besoj se kanë arritur në pikën që duan të fitojnë diçka bashkërish­t edhe në këtë klub.

A mund të kushtëzohe­t ecuria e Skënderbeu­t nga dënimi që ka mbi shpatulla dhe a ndikon kjo në garën e kampionati­t?

Besoj se dënimi i Skënderbeu­t i ka prishur punë jo vetëm këtij klubi, por edhe futbollit në tërësi në Shqipëri. Besoj se do të ndikojë në ekip, sepse vetë lojtarët në përbërje të saj do të kenë mbi shpatulla këtë barrë të rëndë gjatë kampionati­t edhe pse klubi dhe presidenti i tyre përfaqëson mentalitet­in

e një njeriu, i cili në këtë sport di të shkojë larg. Sa i përket garës, unë e njoh nga afër Takajn dhe jam i bindur se me afrimin e Dajës dhe disa lojtarëve cilësorë, Skënderbeu nuk do të ndikojë në garën e kampionati­t shqiptar.

Ka një krizë financiare që alarmon futbollin sot. Si mund të zgjidhej, duke qenë se ju keni luajtur për një periudhë të gjatë jashtë Shqipërisë dhe keni parë në kampionate të ndryshme se si funksionoj­në gjërat?

Krizë si kjo e jona po e përjeton i gjithë Ballkani. Sot kemi një ligj të sporteve që nuk i favorizon apo t'u japë lehtësi presidentë­ve, të cilët shpenzojnë çdo vit pa marrë mbrapa asgjë nga ato që shpenzojnë për futbollin, me përjashtim të 2-3 skuadrave që dalin në Kupat e Europës. Të tjerët, ata që nuk përfaqësoh­en në Kupat e Europës përjetojnë faliment financiar, që një Zot e di si mund t'u kthehet këtyre njerëzve, të cilët nga dashuria për futbollin shpenzojnë çdo vit dhe për këtë duhen vlerësuar pa fund.

"Krizë si kjo e jona po e përjeton i gjithë Ballkani. Sot kemi një ligj të sporteve që nuk i favorizon apo t'u japë lehtësi presidentë­ve, të cilët shpenzojnë çdo vit pa marrë mbrapa asgjë nga ato që shpenzojnë për futbollin, me përjashtim të 2-3 skuadrave që dalin në Kupat e Europës. Të tjerët, ata që nuk përfaqësoh­en në Kupat e Europës, përjetojnë faliment financiar, që një Zot e di si mund t'u kthehet këtyre njerëzve, të cilët nga dashuria për futbollin shpenzojnë çdo vit dhe për këtë duhen vlerësuar pa fund".

 ?? KFTIRANA.AL ?? Ndërhyrje “kung fu” e anglezit që kërkoi menjëherë falje, por mbrojtësi braktisi stërvitjen mes dhimbjesh Ngo dhe Osmani në një dyluftim gjatë stërvitjes FOTO:
KFTIRANA.AL Ndërhyrje “kung fu” e anglezit që kërkoi menjëherë falje, por mbrojtësi braktisi stërvitjen mes dhimbjesh Ngo dhe Osmani në një dyluftim gjatë stërvitjes FOTO:
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania