Panorama Sport (Albania)

Stërvitje që “pa gdhirë”, ekipi pret shpërblimi­n 200 mln lekë

Klubi pritet që t’i ndajë në... një moment të dytë

- ADELA MERKO

Pritjes 26-vjeçare i erdhi fundi te Partizani. Ishte 12 maji kur të kuqtë u kurorëzuan kampionë të Shqipërisë, duke marrë kështu titullin e 16- të në histori. E megjithatë, duket se pritja nuk po u ndahet “demave”. Këtë herë po presin shpërblimi­n e famshëm që u është premtuar nga klubi. Ishin jo pak, por plot 200 milionë lekë (të vjetër) që duhet të shpërndahe­shin për atë arritje. Edhe pse kanë kaluar afro 3 muaj nga sigurimi i trofeut më të rëndësishë­m në vend, paratë nuk i kanë ndarë ende. Burime të sigurta për “Panorama Sport” konfirmojn­ë se të paktën deri dje asnjë nga futbollist­ët nuk e ka marrë “hisen” e tij. Ndonëse janë interesuar pranë drejtuesve, këta të fundit kanë garantuar që do të jepen në vazhdim. Por nuk kanë dhënë afat, thjesht kanë deklaruar se do të jepen në një moment të dytë. Ka zëra që kjo gjë të ndodhë edhe në çastin kur UEFA të depozitojë në llogarinë e klubit paratë për pjesëmarrj­en në Champions League dhe Europa League (shumë që shkon diku të 800 mijë eurot, përfshi edhe të drejtën televizive dhe shpërblimi­n që jep FSHF-ja për

titullin), megjithatë mbetet për t’u konfirmuar në vazhdim se çfarë do të ndodhë. Kujtojmë se shpërblimi ishte parashikua­r për 100 mijë euro, por emocionet e festës bënë që presidenca ta “lironte” dorën, duke shtuar edhe 70 mijë euro të tjera (që të konvertuar­a në vlerën tonë

monetare, shkojnë në 200 milionë lekë). Drejtuesit mbetën më shumë se të kënaqur nga protagonis­tët e titullit kampion të Kategorisë Superiore, ndaj rritën ndjeshëm edhe premion. E vetmja gjë që lojtarët dhe stafi që kontribuoi në atë arritje presin janë... paratë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania