Panorama Sport (Albania)

Fiksimi për titullin, Tirana tenton edhe Kristal Abazajn

Andi Lila gjithnjë e më pranë, gati rikthimi te kryeqyteta­sit pas tetë vitesh

- OLSI AVDIAJ

Tirana tenton të afrojë në ekip edhe Kristal Abazajn. Lëvizja më e fundit e presidencë­s bardheblu është marrja borxh e lojtarit nga Anderlehti. Skuadra e Tiranës duket se ka nisur tratativat me belgët. Qëllimi është ta marrë në ekipin e këtij sezoni. Formula është shumë e qartë. Kërkohet afrimi në formë huazimi që Abazaj të luajë dhe më pas ose të shitet, ose të bëhet përfundimi­sht pjesë e Tiranës. Palët mësohet se janë duke diskutuar dhe mund të arrihet një akord përfundimt­ar. Ndërkaq, me afrimin e Abazajt në ekip, hallet për Memën do të shtoheshin, pasi do të ishin shumë lojtarë në repartin e sulmit dhe pak vende për të luajtur. Ditët në vazhdim do të zbulojnë nëse ka diçka konkrete në këtë diskutim.

PROBLEMET - Kristal Abazaj dihet që është pa ekip. Sulmuesi ndryshoi skuadër brenda pak muajsh. Anësori i Anderlehti­t u huazua me të drejtë blerjeje në Kroaci tek Osijeku. Në Belgjikë deri në janar 2019, ai nuk gjeti hapësira dhe pati disa oferta. Lokereni dhe St. Truden e tentuan gjatë janarit, por nuk u arrit një marrëveshj­e. Osijeku e mori në huazim me të drejtë blerjeje, por nuk doli gjë. Lojtari luajti vetëm nëntë takime, shënoi 1 gol dhe u aktivizua 475 minuta. Tani futbollist­i është kthyer tek Anderlehti, por skuadra e ka jashtë planeve dhe ai po stërvitet në Tiranë. Kristal Abazaj, një ndër emrat më të lakuar në Shqipëri, i cili konsideroh­ej si e ardhmja e sulmit të Kombëtares, nuk i përmbushi pritshmëri­të tek Anderlehti dhe e ardhmja është në dyshim për të qenë pjesë e skuadrës belge. TIFOZ BARDHEBLU - Kristal Abazaj edhe pse ka folur shumë, muaj më parë ka zbuluar edhe dashurinë e tij për fanellën bardheblu. I pyetur në një emision televiziv se cilën do të zgjidhte mes Tiranës dhe Luftëtarit, ai është shprehur: "Më keni kapur ngushtë, e dua Luftëtarin, por jam tifoz i Tiranës…". Në fakt, Abazaj ka qenë pjesë e akademisë bardheblu, por u largua si i panevojshë­m, ndërkohë që lidhja me fanellën mund të bëjë që palët të përshpejto­jnë marrëveshj­en për Abazajn pjesë të Tiranës.

KALIMI - Abazaj në verë kaloi tek Anderlehti për shumën e 750 mijë eurove, pasi u ble nga Skënderbeu. Korçarët e shitën atë pa luajtur asnjë minutë për ta. Bardhekuqt­ë e kishin blerë nga Luftëtari, por e lanë në huazim në pjesën e dytë të sezonit 2017-2018.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania