Panorama Sport (Albania)

Çekiçi super, Xhaka bën lëmsh Zvicrën me... VAR

Ish-arbitri i njohur helvet: Duhej i kuq, sistemi bëri...

- OLSI TUJANI

Sistemi VAR është miratuar për për dorim edhe në kampionati­n zviceran këtë sezon dhe shkak për polemikat e para rreth tij është bërë Taulant Xhaka. Mesfushori i Kombëtares, i cili njihet edhe për lojën e tij luftarake në çdo aksion, ka qenë protagonis­t i një momenti në ndeshjen e fundjavës që Bazel ka zhvilluar ndaj Servetes, ndaj së cilës Bazeli fitoi 3-1. Gjatë një momenti në pjesën e parë, mesfushori i Kombëtares është përfshirë në një duel force, duke bërë ndërhyrje të rrezikshme. Kaq ka mjaftuar që njëri prej kundërshta­rëve të Xhakës, ta kapë shqiptarin nga fanella në pjesën afër fytit. Në këtë moment, Xhaka i është kundërpërg­jigjur, teksa me dorën në fanellën e kundërshta­rit duket sikur afron dhe lëviz grushtin pranë mjekrës. Pra, një farë tentative për ta goditur kundërshta­rin. Për këtë moment, sistemi VAR nuk ka ndërhyrje dhe nga gjyqtari faulli është dhënë në favor të mesfushori­t të Kombëtares. Ky i fundit është zëvendësua­r në pjesën e dytë, duke mos dalë më në lojë nga dhomat e zhveshjes.

DEBATI - Kaq ka mjaftuar që në Zvicër të nisë menjëherë debati në lidhje me praninë e këtij sistemi. Një prej ish-arbitrave me famë në futbollin helvet, Luixhi Ponte, e ka komentuar të gabuar vendimin e kryesorit të takimit, por duke hapur polemika teksa shpjegon se VAR ka vendosur saktë, edhe

duke mos ndërhyrë. “Sipas meje, është vendosur gabim nga gjyqtari. Nëse ai e sheh një skenë të tillë, në atë moment ka vetëm një lloj ndëshkimi: Me karton të kuq”, është shprehur 67-vjeçari Ponte. “Ama, në lidhje me atë që ju thashë për kartonin (e padhënë), VAR ka vendosur drejt. Është krejtësish­t korrekte që VAR të mos ndërhyjë. Kjo, sepse nuk bëhet fjalë për një goditje të pastër të Taulant Xhakës. Vetëm në këtë moment do të njoftonte ndëshkimin për të, nëse do të ishin të bindur nga monitorimi i pamjeve se Xhaka ka goditur kundërshta­rin. Duke mos qenë të tillë, atëherë është diçka që i lihet vetëm gjykimit të arbitrit që është në fushën e lojës”, ka shpjeguar ish-arbitri, i cili ka gjykuar që nga viti 1967 dhe ka qenë presidenti i shoqatës së arbitrave në Zvicër për 13 vite.

 ??  ??
 ??  ?? Veprimi i Taulant Xhakës ndaj kundërshta­rit, i pandëshkua­r
Veprimi i Taulant Xhakës ndaj kundërshta­rit, i pandëshkua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania