Panorama Sport (Albania)

Nuk shesin dot yjet, Sarri: Një turp për ne

19-vjeçari vuan ambientimi­n, shtyhet debutimi në Serie A

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Të shtunën ndaj Atle tikos Matajs De Ligt luajti për herë të parë në krah të Kielinit. Mirëkuptim­i në fushë arrihet duke luajtur shpesh, por ndeshja e holandezit nuk ishte nga ato të kohëve të Ajaksit. Disa mbyllje të mira, por edhe gabime, sidomos mënyra se si u kapërcye në rrjetën e dytë të Zhoao Feliks. Në anën tjetër janë golat e pësuar nga “Zonja e vjetër”. 9 në 5 ndeshje janë shumë dhe një karakteris­tikë bardhezi dhe nuk po flasin për 93 milionë eurot e shpenzuar për përforcimi­n e prapavijës. Është ende verë, janë miqësore dhe Sarri e pranoi edhe vetë se ekipet e tij nuk janë kurrë gati që në ditën e parë të kampionati­t. Trajneri ka ende dy javë kohë për të zgjidhur problemet, por në verën e nisur me revolucion­in në pankinë, të papriturat bëhen edhe më të pranueshme. Skuadrat e Sarrit, duke praktikuar mbajtjen e topit, nuk janë dalluar ndonjëherë për mbrojtje të dobëta, ndaj është e qartë se duhen vajisur mekanizmat.

BOSHLLËQE - Goli i dytë i Zhoao Feliksit në Stokholm nxori edhe një herë në pah vështirësi­të e De Ligtit, i rritur tek Ajaksi e i katapultua­r te Juvja me peshën e 75 milionë eurove (plus 10 milionë euro komisione Raiolës) që u paguan për kartonin e tij. Portugezi i “Los Colchonero­s” është 19 vjeç, po aq sa holandezi bardhezi, por ka dallim mbi të luajturin në sulm dhe të qenurit kolonë e prapavijës. Vera e vështirë e De Ligtit nisi në Kinë, kundër Totenhemit. Sapo ai zbriti në fushë, skuadra pësoi golin e disavantaz­hit (2-1), teksa fitorja e “Spurs” erdhi pas gabimit individual të Rabios. Në atë takim, Matajs luajti krah Demiralit, teksa në sfidën pasardhëse kundër Interit, Sarri e vendosi pranë Bonuçit. Debutimi si titullar me fanellën e re u njollos nga një autogol. Sikur të mos mjaftonte ajo paraqitje, disa ditë më pas Juvja luajti ndaj një përfaqësue­seje të kampionati­t korean duke pësuar tre gola.

Frymëmarrj­a për De Ligt erdhi ndaj Novarës. Përveç golit të holandezit, ajo është e vetmja miqësore ku “Zonja” doli e pandëshkua­r nga rivalët. Dalja e fundit kundër Atletikos është histori e njohur, ndaj Sarri për të mbrojtur investimin e klubit, por edhe për të pasur rezultat mund të synojë që në kampionat të luajë me gardën e vjetër. Pa Barxaljin, BonuçiKiel­ini duket dyshja që jep më garanci në prapavijën e Juventusit, në pritje që De Ligt të tregojë vlerat e shfaqura me fanellën e Ajaksit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania