Panorama Sport (Albania)

Skandali, Flamurtari s'ka ekip 2 javë para startit

U licencuan në Superiore, por asnjë lidhje me elitën

- ERMAL SIKA

Gjithkush kërkon që të regjistroj­ë një rekord referuar arritjeve në gara apo aktivitete të ndryshme, por Flamurtari po shënjon një rekord negativ në historikun e futbollit shqiptar, por ndoshta edhe më gjerë. Vlonjatët, edhe pse u licencuan për të qenë pjesë e Kategorisë Superiore për këtë sezon, nuk kanë nisur akoma stërvitjen, në një kohë që më 24 gusht duhet të luajnë...

Gjithkush kërkon që të regjistroj­ë një re kord referuar arritjeve në gara apo aktivitete të ndryshme, por Flamurtari po shënjon një rekord negativ në historikun e futbollit shqiptar, por ndoshta edhe më gjerë. Vlonjatët, edhe pse u licencuan për të qenë pjesë e Kategorisë Superiore për këtë sezon, nuk kanë nisur akoma stërvitjen, në një kohë që më 24 gusht duhet të luajnë ndeshjen e parë të kampionati­t.

SITUATA

Sot data është 12 gusht, teksa kanë mbetur vetëm dy javë nga fillimi i kampionati­t dhe Flamurtari ende nuk ka skuadër. Kaq mjafton për të kuptuar se në ç’gjendje është Superiorja këtë vit dhe se sa kompetitiv­e do të jetë skuadra vlonjate për të ardhmen. Në asnjë vend tjetër nuk ndodh që një klub në kampionati­n elitar të mos ketë ende numerikish­t skuadrën gati e më pas të mos ketë kryer as fazë përgatitor­e. Nuk dihet nëse e ka marrë parasysh Komisioni i Licencimit në FSHF këtë fakt, por e sigurt është që Flamurtari sot nuk ka lidhje fare me emrin dhe historinë që ka. Dikur, shkruanin histori me Barcelonën, ndërsa sot nuk formojnë dot 11-shen titullare. Kushedi si ndihen Kushta dhe Ruci me shokë për këtë situatë kur shikojnë në këtë gjendje ekipin e tyre ku vendosën shpirtin në fushë dhe derdhën djersë për sukseset e atëhershme totalisht të merituara.

REKORDI NEGATIV Nuk mbahet mend ndonjëherë që, jo vetëm Flamurtari, por çdo ekip në Shqipëri të nisë stërvitjen dy javë para fillimit të kampionati­t. Aq më tepër, rekordi rëndohet edhe më shumë, pasi ky ekip ende nuk e ka nisur, edhe pse u licencua për të qenë në kampionat. Sot është parashikua­r që mund të nisë, por ende nuk ka asgjë të sigurt. Në këto kushte, Flamurtari do ta startojë kampionati­n e këtij sezoni në ajër dhe në mëshirë të fatit, pasi dy javët në dispozicio­n as që i mjaftojnë për të lidhur ekipin së bashku dhe njohjen e lojtarëve, duke qenë se është tërësisht i ri, e për të mos folur më për fazë përgatitor­e. As që bëhet fjalë fare...

EDHE PA FAT...

Këtyre halleve të mëdha që po kalon Flamurtari në këtë

prag të nisjes së sezonit të ri futbollist­ik u shtohet edhe kalendari që është një “bombë” më vete. Kjo, për vetë faktin se që në javët e para u duhet që të ndeshen me ekipet më të forta, si për traditën dhe historinë e tyre, ashtu edhe për përbërjen e lojtarëve, që këtë sezon normalisht qëndrojnë më lart. Sipas shortit të hedhur dy ditë më parë në FSHF, në javën e parë Flamurtari do të duhet që të udhëtojë në një transfertë ferri në Korçë, ku do të ndeshet me Skënderbeu­n vendës që drejtohet nga ish-trajneri i tyre në sezonin e shkuar, Ilir Daja. Edhe javët në vijim janë po të vështira, pasi në javën e dytë do të takohen me nënkampion­ët e Kukësit. Në javën e tretë me kampionët, e pikërisht me Partizanin, për të vijuar me Luftëtarin, Laçin, Bylisin, Tiranën, Teutën dhe Vllazninë.

 ??  ??
 ??  ?? Kur Flamurtari festonte edhe pa... lekë
Kur Flamurtari festonte edhe pa... lekë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania