Panorama Sport (Albania)

Nuk pret më, Radas rikthehet në Kroaci

Gjen akordin me Rudesin, ekip që ka rënë nga kategoria

- LLAZI SARO

Pas 9 vitesh të mbush ura me trofe dhe suksese, Marko Radas ndahet nga Skënderbeu. Kapiteni i sezonit të fundit ka vendosur t’i thotë zyrtarisht lamtumirë Korçës. Burime të konfirmuar­a pranë futbollist­it bëjnë me dije se pritja prej gati 3 muajsh për të gjetur një akord rinovimi me drejtuesit tashmë ka marrë fund. Lojtari prej kohësh ka hyrë në bisedime me ekipe të tjera, por ka vendosur që të qëndrojë këtë sezon pranë familjes. Dhe duket se ekipin e ka gjetur, ndërsa gazeta mëson se bëhet fjalë për Rudes. Klubi kroat ka përmbushur kërkesat e ishkapiten­it të Skënderbeu­t dhe përfundimi­sht është arritur akordi për sezonin e ardhshëm. Rudes edicionin e fundit luajti në Superligën kroate, ku nuk mundi të mbijetonte dot e për pasojë këtë kampionat do ta nisë nga një kategori më poshtë.

“GROPA”

Ky largim hapi një “gropë” të madhe në prapavijën e Skënderbeu­t, kjo edhe për vetë faktin se Bajram Jashanica nuk mund të llogaritet pjesë e organikës deri në janarin e 2020-ës (pasi nuk ka mbyllur ende dënimin e marrë nga UEFA). Një arsye më shumë kjo që ka shtyrë edhe trajnerin Ilir Daja të kërkojë rikthimin e kapitenit. Por duket se marrëdhëni­et mes Radasit dhe drejtuesve, e veçanërish­t me presidenti­n Ardjan Takaj, kishin “ngrirë” prej kohësh, madje mund të themi se edhe ishin këputur. Kjo ka qenë arsyeja pse Radas mbylli aventurën e tij në futbollin korçar. MUNGESAT

Në një situatë të tillë, të ndodhur pa kapiten dhe me mungesa në prapavijë (sidomos pas insistimit të Gent për të marrë edhe Pëllumbin), duket gati e pashmangsh­me që Skënderbeu të rifutet në merkato. Me vetëm dy lojtarë në defensivë, skuadra është në emergjencë totale. Për këtë shkak janë shtuar takimet mes drejtuesve të merkatos bardhekuqe dhe trajnerit Ilir Daja, i cili kërkon me çdo kusht plotësimin e këtij reparti dhe në një kohë sa më të shkurtër. Ndonëse merkatoja është ende e hapur, duket se gjërat nuk janë në favor të Skënderbeu­t. Së pari, financat nuk janë më ato të viteve të kaluara, objektivi nuk është ende i qartë dhe mbi të gjitha alternativ­at duket se janë të pakta. Kur dihet që në Shqipëri tregu

është shumë i limituar, mënyra e vetme për të kompletuar ekipin me elementë cilësorë mbeten afrimet nga jashtë. Dhe tashmë i mbetet drejtorit sportiv, Haris Fakiç, që të nisë kërkimet dhe kontraktoj­ë të duhurit për të plotësuar dëshirat e trajnerit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania