Panorama Sport (Albania)

“Oferta zyrtare për Pëllumbin, Bregu interes nga Greqia e Turqia”

Haris Fakiç zbardh zhvillimet në merkato për dy lojtarët

-

Skënderbeu nuk do t’i ndahet traditës së shitjeve. Edhe pse janë përfshirë në një situatë jo fort normale pas vendimit të dhënë nga KAS, klubi po bën çmos që të eksportojë futbollist­ë në tregun të huaj. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i korçarëve në një prononcim të dhënë për “RTSH”. Haris Fakiç ka zbardhur strategjin­ë e klubit për të mbushur arkat. Lojtarët që mund të gjenerojnë të ardhura janë pikërisht Jorgo Pëllumbi dhe Dejvi Bregu, interesime­t ndaj të cilëve nuk kanë munguar. Për mbrojtësin në lojë janë belgët e Gent, të cilët mund të japin afro 500 mijë euro. “Interesim ka për Pëllumbin. Vjet mori minuta te Skënderbeu, ka filluar të luajë përveç tek U-19 e Shqipërisë edhe te Shpresat. Duke pasur parasysh që ështe vetëm 18-vjeçar, disa ekipe europiane që synojnë këto lloj futbollist­ësh u ka pëlqyer. Dhe interesimi është mjaft i madh nga skuadra që zyrtarisht na kanë çuar ofertë në letër”, tha fillimisht ai për mbrojtësin. BREGU – Në këtë listë bën pjesë edhe Dejvi Bregu, i cili në fakt ka që vjet që lakohet për merkaton në dalje. “Interesi për Bregun ka kohë, ka skuadra të interesuar­a nga Turqia e Greqia apo shtete të tjera europiane. Bregu është lojtar, i cili me shumë qetësi i pret ofertat te Skënderbeu, sepse është i kënaqur me klubin, ne nuk do të jemi në nxitim, sidomos tani kur situata po shkon mirë. Mendoj që ndoshta nuk është ky momenti i duhur të veprojmë për dalje, por gjithmonë jam i hapur për transferim­e. Nëse vjen një ofertë që nuk refuzohet dhe ne kemi mundësi të zëvendësoj­më e të mos dëmtojmë kualitetin, pse jo. Do të veprojmë në këtë drejtim. Do t’i marrim punët me qetësi, po përpiqemi me trajnerin Daja që të përgatitim ekipin dhe të jemi maksimalis­ht të gatshëm për edicionin që na pret dhe të jemi konkurrent i fortë për të gjitha skuadrat, si çdoherë që ka qenë Skënderbeu në Shqipëri”, u shpreh ndër të tjera drejtori sportiv, që merret ekskluzivi­sht me merkaton e korçarëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania