Panorama Sport (Albania)

Stazhilla nuk fshihet: Objektivi i Laçit është titulli

Do zëvendësoj­ë Selmanin, portieri: Jap maksimumin për të fituar trofe

-

Dimitri Stazhilla ka ardhur për titullin në Laç. Pas eksperienc­ës disamujore te Kukësi, moldavi u rikthye në Shqipëri për të kapur majat. Edhe pse do t’i duhet që të mbajë një barrë të madhe mbi supe, është gati që të zëvendësoj­ë denjësisht Gentjan Selmanin e transferua­r në Turqi. Detyra nuk do të jetë e lehtë, e megjithatë ai garanton se do të japë më të mirën për të siguruar kuadratin dhe marrë trofe. Pavarësish­t se ka pak ditë që ka ardhur te bardhezinj­të, është ambientuar menjëherë te skuadra e Starovës. “Jam i lumtur që rikthehem në Shqipëri dhe që i bashkohem Laçit. Kam vetëm pak ditë këtu, por më mjafton për të kuptuar se kemi një skuadër të mirë, një grup lojtarësh cilësorë. Jam ambientuar menjëherë dhe të gjithë janë treguar të sjellshëm kundrejt meje. Jam munduar të rikujtoj disa fjalë në shqip. Besoj se do bëjmë mirë në këtë sezon, do kemi rezultate të pëlqyeshme”.

PREMTIMI - Stazhilla ka bindjen se te Laçi do të bëjë paraqitje të mira, që tifozët të harrojnë sadopak mungesën e Selmanit mes shtyllave. “Sa herë vjen në një skuadër të re duhet të tregosh më të mirën e mundshme, sepse të gjithë presin nga ty të kesh një performanc­ë pozitive dhe ta ndihmosh ekipin, pse jo, të fitoj edhe trofe”, theksoi gardiani.

TITULLI - Ashtu si trajneri, edhe portieri e ka të qartë objektivin e Laçit. Ai nuk fshihet dhe hapur e thotë se do të tentojnë fitimin e titullit kampion. “Nga dita e parë kur erdha këtu, trajneri dhe presidenti ma bënë të qartë se synimi është titulli kampion dhe kjo më duket pozitive. Mendoj se çdo skuadër duhet të ketë një objektiv dhe maksimumi i një objektivi është të fitosh titullin kampion. Pa diskutim që do na duhet të luftojmë për t’u shpallur kampionë, por besoj se shanset i kemi”, përfundoi moldavi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania