Panorama Sport (Albania)

Jo vetëm stërvitje, Teuta shijon qytetin e serenatave

- Zamir Qypi

Teuta prej një javë po zhvillon fazën përgatitor­e në Korçë. Ashtu sikundër edhe ishte parashikua­r, skuadra u zhvendos në Korçë të hënën e shkuar. Plot 23 lojtarë kanë udhëtuar për 4 orë me autobus, derisa u vendosën në hotelin ku do të vijojnë të grumbullua­r për dy javë. Atje i priste trajneri Bledi Shkëmbi, i cili kishte udhëtuar më herët drejt qytetit juglindor. Vetëm pak orë qetësi në ditën e parë dhe pasdite zbarkuan në stadiumin "Skënderbeu" për të kryer të parën seancë stërvitore. "Djemtë e detit" kanë vijuar çdo ditë me nga dy seanca në ditë, por dhe dy ndeshje miqësore, nga të cilat një e kanë barazuar dhe një e kanë fituar. Harmonia dhe bashkëpuni­mi mes grupit të futbollist­ëve është në nivelin e duhur dhe gjithashtu ata janë përshtatur mjaftë mirë me skuadër, të cilët u deri më tani janë mjaft të kënaqur me pritjen që iu është bërë nga të gjithë në skuadrën e Teutës. Vlen të theksohet se atmosfera brenda grupit të futbollist­ëve është mjaft pozitive, gjithashtu te ta nuk mungon optimizmi dhe dëshira për t'u rikthyer më të fortë se një sezon më parë.

Regjimi - Teuta e nis ditën në orën 08:00, ku të gjithë lojtarët mblidhen për të ngrënë mëngjesin dhe rreth orës 09:15 minuta ekipi niset drejt fushën së stërvitjes ku pas bëhen gati lojtarët, zbresin në fushë ku nga ai moment të gjithë duhet të mobilizohe­n dhe të stërviten me përkushtim maksimal, gjë të cilën trajneri Shkëmbi e kërkon më çdo kusht, pasi sezoni i ri është gati dhe koha është e shkurtër. Koha e lirë - Në përfundim të ndeshjes së e radhës miqësore me Vllazninë ishte koha për të festuar ditëlindje­n e mbrojtësit Silvester Shkalla. Ekipi ishte duke darkuar së bashku, por në një moment u fikën të gjitha dritat dhe hyri një tortë me mbishkrimi­n: "Edhe 100 vjeç Silvester". Më pas

ekipi duartrokit­i dhe i uruan ditëlindje­n mbrojtësit dhe kjo situatë duket se ka motivuar ndjeshëm ekipin durrsak. Përpos kësaj feste, durrsakët kanë dhe kohën e tyre të lirë, ku çdo ditë pas mbyllin seancën stërvitore të pasdites stafi teknik mendon të lërë një orë të lirë lojtarët për të vizituar qytetin juglindor të Korçës, por kjo është dhe me dëshirën futbollist­ëve, të cilët bëjnë zgjedhjet e tyre: dikush del për një shëtitje, dikush tjetër kohën e lirë mendon ta kalojë dukë bërë masazhe dhe për të qenë gati për të nesërmen në stërvitje. Ka dhe nga ata lojtarë që kërkojnë të qëndrojnë në dhomë, duke parë ndonjë film, dëgjuar muzikë, apo duke luajtur me letra ose edhe ndonjë lojë tavëll. Dy ditë më parë, ekipi u mblodh në një nga lokalët e qytetit të Korçës, duke kaluar disa momente relaksi me njëri-tjetrin apo dhe shumë të qeshura dhe batuta, duke bërë që atmosfera brenda grupit të jetë shumë e mirë.

 ??  ?? Lojtarët në kohën e lirë
Lojtarët në kohën e lirë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania